Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Rajoni
  • Inflacioni: Rritje masive e çmimeve të ushqimeve në Turqi
Read Time:1 Minute, 39 Second

Inflacioni: Rritje masive e çmimeve të ushqimeve në Turqi

On February 4, 2021
admin
Share

Nuk është gjë e re që ekonomia turke vuan nga kriza. Prej dy vjetësh lira turke ndodhet në rënie. Kundër kësaj gjendjeje në fund të vitit të kaluar presidenti turk ndërmori një veprim me efekt mediatik: Ai kumtoi “epokën e re të ekonomisë” dhe këtë e pasuan largime spektakolare nga funksione të larta. Fillimisht u largua nga detyra kreu i Bankës Qendore, Murat Uysal, pastaj ministri turk i Financave, që është edhe dhëndri i Erdoganit. Zyrtarisht Berat Albayrak është tërhequr për arsye shëndetësore.

Deri tani nuk ndjehet gjë nga fillimi i ri, turbulencat në valutë madje janë përkeqësuar. Madje aty ku e ndjen më shumë populli turk. Tek çmimet e artikujve ushqimorë. Çmimet e tyre janë rritur në masë të paparë muajt e fundit. Sipas të dhënave të indeksit të çmimeve të Zyrës së Statistikave të Turqisë, TÜIK, që publikon raportin vjetor, vitin e kaluar pati një rritje dramatike të nivelit të çmimeve të ushqimeve. Përqindja e inflacionit u rrit në krahasim me vitin e kaluar me 6% duke shkuar në 20,6%.

Kështu kriza e valutës nuk është më një rrezik abstrakt, ajo është futur në kuzhinat turke. Për artikuj ushqimorë bazë, si perime, fruta, vezë, vaj apo qumësht në tregje kërkohen çmime të kripura. Deri në 25% është rritur çmimi për disa artikuj në javët e fundit. Përqindja e inflacionit për perimet dhe frutat ndërkohë ka arritur një vlerë rekord prej 33,9%.

Presidenti Erdogan në një intervistë pas lutjes të së premtes bëri përgjegjës tregtarët e pakicës për këtë gjendje. Ai bëri të ditur “dënime të ashpra”. Nuk më ka shpëtuar që tek perimet, frutat dhe perimet bishtajore ka dallime të mëdha në çmime. “Ne nuk mund ta tolerojmë më shtypjen e qytetarëve. (…)Bëjeni punën tuaj si duhet dhe mos i mundoni njerëzit”, u shpreh i zemëruar Erdogan dhe bëri të ditur rregullimin më të fortë të tregtisë së artikujve ushqimorë në muajt e ardhshëm. Do të ngrihet një “sistem i hershëm paralajmërimi” për çmimet jashtëzakonisht të larta.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Rajoni

Post navigation

“Deutsche Welle”: Serbia po vaksinon me shumë sukses. Po ku qëndron sekreti? Është shumë përpara vendeve të BE
Ajaxi habit, lë jashtë nga lista e Europa League lojtarin më të shtrenjtë të klubit.

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:2 Minute, 1 Second
admin
On February 19, 2021

Janina kthehet në zonë të kuqe, grekët tregojn me gisht nga shqiptarët për fajin

Read Time:19 Second
admin
On March 13, 2021

Tërmet i në Maqedonin e Veriut,lëkundjet ndihen edhe në Tiranë

Read Time:42 Second
admin
On February 12, 2021

Moti për sot/pasditja dhe nata me temperatura të ulta,pritet dëbor

Read Time:21 Second
admin
On February 5, 2021

Ministri i Jashtëm Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani viziton sot Tiranën

Read Time:28 Second
admin
On February 6, 2021

“Krejt me zemër” Kurtit e Osmanit i ofrohet picë në Obiliq

Read Time:50 Second
admin
On February 16, 2021

Fitore bindëse e Albin Kurtin,Hoxhaj pranon rezultatin

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia