Pas afatit kalimtar të janarit është bërë rifreskim i listave të Champions League dhe Europa League prej klubeve.
Tani së fundmi është raportuar për një gabim të madh që ka bërë klubi i Ajaxit, duke lënë jashtë listës për fazën e eliminimit direkt të Europa League, Sebastien Haller.
Theksojmë se Haller është transferimi më i shtrenjtë i holandezëve, klub i cili nuk njihet për shpenzime të mëdha.
Lojtari nga Bregu i Fildishte kaloi te gjigandet e Amsterdam ne afatin kalimtar te Janarit per shumen prej 22.5 milion Euro.
Ajax do te udhetoje per ne Lille me 18 Shkurt dhe pas dy javesh do te presi francezet ne Johan Cruyff Arena.