Dita e verës në Korçë ka ndezjen e zjarrit si simbolikë të sajën, që nënkupton ikjen e ditëve të ftohta dhe ardhjen e ditës së pranverës.
Edhe këtë vit, dita e verës ndezi atmosferën në lagjet e qytetit juglindor, por këtë vit me më pak atmosferë për shkak të pandemisë COVID-19.
Masat e përcaktuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për mosgrumbullimin e qytetarëve ndikuan edhe tek festa në Korçë, ku zjarrfikëset u angazhuan të fiknin zjarret nëpër rrugët e qytetit.
Fëmijë e të rritur kryen ritin e kapërcimit të zjarrit, që simbolizon largimin e së keqes dhe nisjen e ditëve të ngrohta. Përpos urimeve, pjesë e festës janë edhe gatimet tradicionale.
Korça e feston ditën e verës më 1 Mars, sipas traditës ortodokse, por aktivitetet vijojnë për të kulmuar më 14 mars, ditë që është festë kombëtare.