Pas pesë vitesh të procesit gjyqësor për ish –ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dje përfundoi me të njëjtin dënim dhe me të njëjtën akuzë por tanimë i burgosur, jo i lirë për ta shlyer dënimin me shërbim prove.
Pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, organi i akuzës firmosi urdhër – arrestin. Ish-ministri i Brendshëm doli me pranga në duar nga salla e kësaj gjykate dhe u dërgua në mjediset e paraburgimit të burgut 313, burg i sigurisë së zakonshme, që ndodhet në Tiranë.
Publiku është në pritje vënien para drejtësisë edhe një tjetër ish-ministrit, Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit nga partia LSI, me të cilën Rama bashkëqeverisi në qeverinë e parë të tij në vitet 2013-2017.
Ish-ministri Koka akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe ndodhet aktualisht në masë arresti në burg.
Kështu, Tahiri dhe Koka ndodhet të dy te burgu 313.