Në natën e tretë dhe të fundit të “Sunny Hill Festival” u shfaq në ekranin e madh flamuri shqiptar me një yll në mes që është simbol i komunizimit. Një veprim i tillë është kritikuar dhe komentuar mjaft në rrjet.
Oerd Bylykbashi, nënkryetar i Partisë Demokratike, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku kërkon dënim penal për përdorimin e simboleve të komunizimit. Ai shkruan se është në turp pasi organizatorët heshtin, duke e quajtur një provokim dhe fyerje nxjerrjen e simboleve komuniste.
Bylykbashi shprehet se vetë Kushtetuta simbolet kombëtare siç është edhe Flamuri mbrohen me ligj pasi janë pjesë e identitetit tonë dhe komunizmi është antiteza e këtij identiteti.
“Ndaj Kodi Penal përcakton se: […] Poshtërimi botërisht i flamurit ose i himnit kombëtar, gjatë zhvillimit të një veprimtarie të organizuar nga autoritetet shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. (neni 268)”, shkruan Bylykbashi.