Sipas llogaritjeve të Instituti i Gjeoshkencës, nga dita e sotme, 8 shkurt deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve intensive dhe shkrirjes së dëborës në basenet e lumenjve Drin dhe Buna, pritet rritje e prurjeve dhe rrezikut të përmbytjeve, në zonën e NënShkodrës edhe zonave afër Liqenit të Shkodrës. “Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, pritet gjithashtu rritje e prurjeve” njofton IGJEUM.
Ditën e sotme (e hënë, dt. 08) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë. Në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër priten reshje mesatare ndërsa në qarqet Fier, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në jug dhe bregdet të vendit.