Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është vlerësuar me titullin “Nderi i Bashkisë Fier”, me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm që i ka dhënë ndër vite letërsisë shqipe dhe për promovimin e saj në nivelet më të larta të kulturës botërore.
Me angazhimin dhe talentin e tij, i ka dhënë vlerë mendimit të spikatur dhe cilësor, duke lartësuar në arenën ndërkombëtare identitetit shqiptar”.
Pasi kryetari i Bashkisë së Fier, Armando Subashi i dorëzoi këtë titull shkrimtarit të madh, Kadare u shpreh i emocionuar për pritjen.
“Jam i lumtur që jam midis jush. Besojeni se për shkrimtarin, dashuria dhe mirëkuptimi i lexuesve është gjithmonë i shtrenjtë, shumë i shtrenjtë. Ndaj ju falënderoj nga zemra për këtë pritje, kaq të bukur, kaq të ngrohtë dhe kaq njerëzore dhe kaq shqiptare. Ju lumtë! Ju lumtë të gjithëve!”, tha Kadare.