Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur paraditen e kësaj të mërkure, ku po njoftohen të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19.
Duke u nisur edhe nga ulja e numrit të infektimeve Mira Rakacolli bëri me dije se situata është më e favorshme duke parë të arsyeshme edhe heqjen policore, ndërsa theksoi se ata që janë të infektuar me Sars Cov 2 do qëndrojnë të izoluar për 5 ditë.
KUPTOHET QË TASHMË KEMI NJË SITUATË MË TË FAVORSHME SE AJO QË KEMI PASUR EDHE NJË JAVË PËRPARA. NIVELI I MASAVE VAZHDON TË MBETET I TILLË. ATA QË JANË TË INFEKTUAR ME SARS COV 2 DO QËNDROJNË TË IZOLUAR PËR 5 DITË. VAKSINIMI SI E THEKSOI EDHE PROFESORESHA, DUHET TË VAZHDOJË QË NGA MOSHA 12-VJEÇ. PËR QYTETARËT MBETET NË FUQI PARAQITJA E PASAPORTËS SË VAKSINIMIT DHE PËR ATA QË NUK I KANË KËTO DOKUMENTE VAZHDON TË MBETET NË FUQI IZOLIMI. NGA KY RREGULL BËJNË PËRJASHTIM FËMIJËT DERI NË 6-VJEÇ. VAZHDON TË MBETET NË FUQI REKOMANDIMI PËR MBAJTJEN E MASKËS NË AMBIENTET E MBYLLURA. MBETET NË FUQI EDHE MASAT PËR NDALIMIN E GRUMBULLIMEVE NË AMBIENTE TË MBYLLURA DHE TË HAPURA. SA I PËRKET ORËS POLICORE, MENDOHET TË MOS JETË MË. HIQET ORA POLICORE. NDRYSHIMI I KËTYRE MASAVE DO SHKOJNË NË PËRPUTHJE ME SITUATË.
Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini bëri me dije se javët e fundit kanë shënuar incidencën më të ulët.
JAVA E FUNDIT KA SHËNUAR INCIDECËN MË TË ULËT, KRAHASUAR ME JAVË E PIKUT NË JANAR. REFERUAR TË DHËNAVE STATISTIKORE TË 2021, KEMI INDIKATORËT MATËS SHUMË MË TË ULËT KRAHASUAR ME TË NJËJTAT PERIUDHA. SA I PËRKET INCIDENCËS DY JAVORE, E KEMI NË NIVELIN E 97.6%. INDIKATORËVE MATËS I BASHKOHET EDHE GRUPMOSHA QË KA TENDENCË NË RËNIE NË TË GJITHA MOSHAT, POR KA NJË TENDENCË TË LUHATUR TE TË MITURIT.
Nga ana tjetër eksperti i Instituti të Shëndetit Publik, Alban Ylli është ndalur tek vaksinimet për të cilat u shpreh se pavarësisht se ka rritje të numrit të vaksinimeve, sërish ka ende punë për t’u bërë në këtë drejtim.
NGELET E NEVOJSHME TË BËJMË MË SHUMË LIDHUR ME VAKSINIMET. NË POPULLATËN TARGET MBI 156-VJEÇ JANË VAKSINUAR 61%. 57% ME TË DYJA DOZAT. DUKE U BAZUAR NË TË DHËNA, KEMI DISKUTUAR SOT EDHE LIDHUR ME MASAT.
Drejtoresha e Infektivit Najada Çomo, tha se numri i pacientëve të shtruar është ulur muajit e fundit, por megjithatë çdo ditë në vendin tonë humbin jetën njerëz të infektuar me virusin.
VLEN TË THEKSOJMË SE PACIENTËT E SHTRUAR NË SPITAL JANË TË PA VAKSINUAR, PAVARËSISHT SE KEMI ULJE TË NUMRIT TË TË SHTURAVE, KEMI VDEKJE ÇDO DITË. NËSE KËTA DO TË ISHIN VAKSINUAR, PADIKSUTIM QË KY NUMËR DO TË ISHTE SHUMË MË I ULËT. UNË BËJË THIRRJE PERMANENTE, QË PAVARËSISHT SE KEMI ULJE ‘ARMA” JONË ËSHTË VAKSINA.