100 të rinj dhe të reja braktisën Lëvizjen Socialiste për Integrim duke ju bashkuar Partisë Socialiste të Vlorës. Drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri zhvilloi një takim simbolik me një përfaqësi prej tyre të cilëve ju dorëzoi kartat e anëtarësisë. Mirëseardhjen në familjen socialiste jua shprehu kryetari i PS-së së Vlorës Anduel Tahiraj.
“Me lejoni që të ju uroj mirëseardhjen në Partinë Socialiste dhe të gjithë seëbashku në 25 Prill të mbështesim drejtuesin tonë politik Damian Gjiknuri, të mbështesim Partinë Socialiste, të mbështesim Edi Ramën dhe mbi të gjitha të mbështesim Vlorën”, u shpreh Tahiraj.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri vlerësoi vendimin e të rinjve për të ju bashkuar rradhëve të Partisë Socialiste të Vlorës.