Drejtuesi politik i Qarkut, brenda datës 1 korrik ngarkon dhe bashkëpunon me Degët e Partisë që të paraqesin analizën e rezultatit të zgjedhjeve për çdo seksion dhe grupseksion.
Brenda çdo Dege të Partisë, ngrihet një grup pune, që ka në përbërje Kryetarin dhe Sekretarin e Degës, Nënkryetarët e Degës dhe Sekretarin Organizativ dhe Sekretarin për Çështjet Zgjedhore.
Përpara dorëzimit të Raportit në nivel Dege, Grupi i Punës informon Kryesinë e Degës për të dhënat e përgjithshme të analizës, dhe pasqyron në Raport çdo vlerësim apo konstatim të Kryesisë së Degës.
Ndërsa 5 korriku do të jetë afati kur drejtuesi Politik i Qarkut paraqesin raportin përmbledhës të analizës në nivel qarku për zgjedhjet e 25 prillit dhe brenda 10 korrikut raporti i dorëzohet për shqyrtim Kryesisë së Partisë.
Në përfundim të kësaj puna i delegohet Sekretariatit Organizativ të Partisë. Gjatë periudhës 11 korrik-31 gusht do të kryen në mënyrë të detajuar për çdo seksion dhe grupseksion, verifikimi dhe analizimi i performancës së të gjitha niveleve lokale të partisë.
Brenda datës 1 shtator, Sekretariati Organizativ i Partisë i paraqet Kryesisë së Partisë një informacion të plotë për gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave vendore të partisë.
Në vendim thuhet se ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Komisioni i Përhershëm Statutor, organizatat partnere dhe Degët e Partisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.