Milan regjistron një tjetër hap të gabuar, duke barazuar me Udinesen në San Siro me rezultatin 1-1.
Skuadra e Piolit e patën të vështirë për të krijuar raste të pastra shënimi, ndërsa në pjesën e dytë u ndëshkuan nga Rodrigo Bekao. Harkimi nga këndi u shfrytëzua maksimalisht nga braziliani, i cili shtangu vendasit me një goditje me kokë.
Pak momente para fundit, MIlan fitoi të drejtën e një 11-metërshi.
I zakonshmi Kessi nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë skuadrës një pikë, që më shumë shërben për moral.
Në katër ndeshjet e fundit kuqezinjtë kanë marrë vetëm një fitore, duke humbur vendin e parë e duke i krijuar mundësinë Interit që të provojë të shkëputet.
Pas 25 javësh Milan ka grumbulluar 53 pikë, ndërsa si objektiv të deklaruar ka zonën Champions.