Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.
Qytetarët i kanë bërë thirrje qeverisë që të marrë masa dhe të sigurojë minimumin jetik.
“Ky është shtet mashtrues dhe antiligjor , duke filluar nga kryeministri, nga Avokati i Popullit e KLSH. Pensionet janë të vogla, nuk kërkoj mëshire, po drejtësi. SPAK të hetojë vjedhjen e kontributeve”, tha një qytetar.
“Të mos vjedhin por të sjellin mirëqenie”, tha një protestues tjetër.
“Nuk jemi të varfër, por të vjedhur”, u shpreh një protestuese.