Qendra Kombëtare e Biznesit ka pezulluar aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundit nuk ka deklaruar pronarët përfitues.
Statusi i kompanisë është deklaruar i pezulluar që nga data 1 shtator, por “Air Albania” nuk e ka ndërprerë aktivitetin, duke vijuar të ofrojë fluturime për qytetarët.
Air Albania ka dorëzuar në QKB vetëm bilancin e 2018-ës, ndërkohë që aktiviteti nisi në gjysmën e dytë të atij viti. Ndërsa për vitet në vijim nuk është dorëzuar asnjë bilanc dhe autoritetet përgjegjëse kanë heshtur.
“Air Albania” është një shoqëri e madhe, që ka si aksioner Albcontrol SHa, në varësi të qeverisë.
Një tjetër pikëpyetje që ngrihet është se si ka qenë e regjistruar kjo kompani, kur QKB thotë se nuk i dihen pronarët përfitues.