Rritja rekord e çmimit të karburanteve, e për rrjedhojë edhe të çmimeve të tjera në treg ka ngritur në protestë qindra qytetarë para kryeministrisë në Tiranë.
Ndërsa nafta ka shkuar në 270 lekë për litër, qytetarët i bëjnë thirrje qeverisë që të ndërhyjë dhe ulë taksat, si dhe të mos lejojë abuzimet në treg.
“Shqiptarët duhet të bëhen bashkë. Qeveria duhet të ndërhyjë sepse me këtë çmime do shkatërrohet biznesi. Kjo është qeveria më e korruptuar në botë, ndaj ne duhet ti themi stop.
Duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë. Cdo gjë do reflektohet me rritjen e çmimeve. Jemi vendi më i varfër në botë dhe taksat më të larta. Duhet të ulet çmimi urgjentisht”, tha një protestues.