Muret e rëna e pa tavan, kjo ndërtesë në dukje përfaqëson mijëra të tilla të tilla, por ajo mbart historinë e shkrimtarit të Madh Dritëro Agolli, në fshatin Menkulas aty ku lindi e u rrit.
Shkatërrimi i saj dhe lënia në harresë ka zhdukur çdo gjurmë të Dritëroit.
Shumë herë është folur se kjo ndërtesë do të kthehej në shtëpi muze, por asnjëherë nuk është bërë diçka serioze për këtë projekt.
Koordinatori i shoqatës Devolli tregon se nuk ka pasur dashamirësi nga pushtetet që herë pas here janë ndërruar në Devolll.
“Tërë ato materiale që kanë kishte shtëpia e Dritëroit u shfrytëzuan për ndërtimin e shtëpisë së kulturës, ndërtimin e shkollës, ndërtimin e objekteve të koperativës së asaj kohe,” tha koordinatori Jani Begolli.
Sami Begolli, ruan çdo botim të Dritëroit, ndërsa i zhgënjyer e i lodhur nga premtimet e herë pas hershme, thotë se ai po bën detyrën e tij.
“Jo më duket po tallen me vërtet. Se po flas keq, tallen, jo më duket mua,” thotë ai.
Miku i Dritëro Agollit, thotë se shkrimtari i madh nuk po gjen vendin e duhur.
“Të bëhet kjo sa jam unë gjallë do të shkoj në atë bote, sepse shoku i mirë i imi dhe i tërë fshatit dhe i gjithë Shqipërisë nuk po gjen vendin e merituar në një dhomë që të shkojnë njerëzia të shohin ç’ka bërë Dritëro Agolli, çka bere ai për Shqipërinë, si atdhetar e brodhi botën dhe erdhi këtu në Menkulas,” shprehet Avniu.
Nga Bashkia Devoll thonë se nuk kanë fonde, ndërsa përgjegjësinë ja hedhin ministrisë së Kulturës.
Teksa institucionet bëjnë ping-pong fondesh, shtëpia e një prej gjenive që i dha më shumë letërsisë shqipe shkatërrohet më tej.
“Mendoj që me frymën e mirë të bashkëpunimit edhe vetë bashkia ashtu siç bëri edhe ministria që i zgjati dorën donatorëve për këtë muze dhe bashkia mund të ketë mundësinë fare mirë për të bërë një gjë të tillë,” thotë Margariti.