Ditë e zymtë ishte ajo e djeshme për sportdashësit gjirokastritë ku është ndarë nga jeta si pasojë e një ataku kardiak në moshën 58 vjeçare ish-futbollisti dhe kapiteni i ekipit të Luftëtarit Odise Grabova. Grabova numëronte me qindra paraqitje me fanellën bluzi ku midis viteve 80’-90’ ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Një mbrojtës i majt tipik i cili kishte spikatur për sakrificën dhe frymën e grupit që në ekipet zinxhir. Karriera e tij futbollistike 20 vjeçare u ndrërpre në vitin 1998 por dashuria për ekipin e qytetit nuk u shua kurrë. Grabova nuk ishte vetëm një sportis ikone në fushë por edhe një qytetar model jashtë saj. Edhe një herë i shprehim ngushëllime familjarëve për këtë fatkeqësi.
Është e trishtë sesi figura si Grabova që kanë lënë pas një kontribut të madhë të vlerësohen shumë pak e të lihen pas dore jo vetëm nga klubi por edhe nga institucionet.