Nga Gjirokastra ku ndodhej per javen e evropes nga ku ka ndjekur disa takime me grupet e interesit ne qytet, ambasadori i BE ne Shqiperi Luigi Soreca i eshte pergjigjur dhe interesimit te gazetareve per ceshtje te caktuara aktuale ne vend. Por ajo qe terhoqi vemendjen jo vetem te ambasadorit Soreca por edhe te diplomateve te tjere qe e shoqeronin si ambasadorja holandeze Guusje Korthals Altes dhe ambasadorit austriak Christian Steiner ishte pyetja lidhur me boshatisjen e qytetit te gurte .
Tek sa ambasadori Soreca po fliste per bukurite e Gjirokastres dhe turizmin duke e cilesuar qytetin e gurte si nje yll ne Bashkimin Europian ne te gjitha drejtimet , gazetarja i ka paraqitur nje panorame krejt tjeter te Gjirokastres. Fenomeni i braktisjes se vendit nga cdo grupmoshe por kryesisht nga te rinjte eshte nje plage e thelle e cila nuk mund te lihej pa permendur .
Gjirokastra eshte nje nga qytetet me te prekura nga emigrimi masiv i te rinjve , cili eshte plani i BE , projektet qe mund t’i ndihmonin keta te rinj , per hapjen e vendeve te reja te punes, per me shume zhvillim ne kete vend ?- ka qene kjo pyetja qe solli reagimin e ambasadoreve .
Si fillim ka qene Luigi Soreca , i cili ka theksuar rendesine e bashkepunimit midis pushtetit lokal dhe te rinjve, duke qene koherent me kerkesat e tyre, per t’iu garantuar nje te ardhme brenda vendit. Sipas ambasadores holandese te rinjte jo vetem te Gjirokastres por te gjithe Shqiperise duhet te jene me aktiv ne pjesmarje ne projekte te ndryshme qe prezantohen ne faqet online te ambasadave perkatese , duke perfituar mundesi studimi por edhe praktike ne vende te huaja dhe rikthmin ne Shqiperi apo ne Gjirokaster per te ushtruar nje veprimtari te caktuar nga njohurite e marra jashte. Ambasadoret kane theksuar se rinia eshte e ardhmja e nje vendi dhe per kete duhet te punohet me shume dhe t’iu jepet vemendja qe u takon . Pamundesia per te gjetur nje vend pune, mungesa e sherbimeve cilesore etj, jane disa nga shkaqet qe i ka detyruar te rinjte te largohen jashte vendit .