Sot do të nisë vaksinimi i mjekëve të spitaleve COVID nga Kosova.
Federata Sindikale e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se 250 bluza të bardha do të udhëtojnë drejt qytetit të Kukësit, ku do të marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID, ndërsa në ditët në vijim do të jenë dhe 250 mjekë të tjerë që do të vaksinohen.
Kosova është vendi i vetëm në Europë që ende nuk ka nisur procesin e vaksinimit kundër COVID-19.
Ishte ministria e Shëndetësisë së Kosovës e cila i dërgoi ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë një listë më 60 mjekë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për t’u vaksinuar vullnetarisht kundër COVID-19 në Kukës.
Në muajin janar ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë siguruar 535,000 vaksinave nga kompania Pfizer, por ende nuk ka një datë të saktë se ku do të mbërrijnë këto doza.