Spanja është shteti i radhës ka hequr të gjitha kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria. Ky vendim vjen pas rekomandimit të Këshillit të BE-së një javë ku e futi Shqipërinë te “lista e gjelbër”.
Lajmin e ka konfirmuar Aeroporti i Rinasit përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale. TIA njofton se për të udhëtuar drejt Spanjës për shtetasit shqiptar nuk do të kërkohet as test dhe as vaksinë anti-Covid. Mjafton vetëm bileta, pasaporta dhe maska.
Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjeter PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid 19.
Njoftimi i plotë:
Spanja
Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.
As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Ju lutem vetëm të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.spth.gob.es/create (individ)
https://www.spth.gob.es/create-group (grup/familje)