Tepelenë
U konstatuan duke ndërtuar pa leje, procedohen penalisht 2 pronarët e objekteve përkatëse dhe 2 shtetas që po kryenin punimet.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, gjatë kontrollit të territorit në fshatrat Gusmar dhe Majkosh, kanë konstatuar ndërtimin e dy objekteve pa leje.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, shtetasit:
F. B., 58 vjeçe, banuese në fshatin Gusmar dhe I. B., 50 vjeç, banues në Tepelenë, pronarë të objekteve ku po kryheshin punimet;
E. B., 30 vjeç, banues në Përmet dhe P. J., 33 vjeç, banues në Memaliaj (punëtorë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.