Situata e permisuar nga Covid 19 ka bere qe disa rregulla te ndryshojne ne kufi. Hyrja e udhëtarëve nga Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe Marrëveshja e Shengenit, si dhe nga tridhjetë e pesë (35) vende joanëtare të BE-së që i janë bashkuar Certifikatës Dixhitale Covid të Bashkimit Evropian , përkatësisht : San Marino, Shqipëri, Andorra, Armenia, Vatikan, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Zvicra, El Salvador, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar,Jordania, Islanda, Izraeli, “Kinez Taipei (i pa njohur si shtet nga Greqia)”, Lihtenshtajni, Libani, Maroku, Mali i Zi, Moldavia, Monako, Benini, Norvegjia, Zelanda e Re, Ukrainë, Uruguai, Panama, Panama Singapori, Tajlanda, Togo, Turqi, Tunizi dhe Ishujt Faroe , qytetareve nuk do ti nevojitet me plotesimi i PLF per te hyre ne token greke. Por duhet te paraqesin certifikaten e vaksinimit ose test PCR negativ apo Rapid test, nese nuk e posedojne certifikaten. Green passi lëshohet katërmbëdhjetë ditë pas dozes dhe vlefshmëria e saj zgjat deri në njëqind e tetëdhjetë dite.