Një peizazh maroken i pikturuar nga Winston Churchill, në pronësi të Angelina Jolie u shit në një ankand të hënën për më shumë se 9.5 milionë euro, duke thyer rekordin e mëparshëm për një vepër të udhëheqësit të Luftës së Dytë Botërore të Britanisë.
“Kulla e xhamisë Kontubia” u shit në Christie’s në Londër për 8.282.000 paund pavarësisht se vlerësimet e para të shitjes ishin 1.5 milionë dhe 2.5 milionë paund.
Çmimi i mëparshëm rekord, për një pikturë të Churchill ishte pak më pak se 1.8 milionë paund.
Piktura u përfundua pas Konferencës së Kazablankës në Janar 1943, ku Churchill dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin D Roosevelt planifikuan humbjen e Gjermanisë naziste, në kolfliktin e viteve 1939-1945.
Të dy udhëheqësit vizituan Marakeshin pas konferencës në mënyrë që Churchill të mund t’i tregonte Ruzveltit bukurinë e qytetit. Churchill ia dha pikturën Roosvelt si një kujtim të udhëtimit.
Piktura u shit më pas nga djali i Roosvelt pas vdekjes së presidentit në vitin 1945 dhe kishte disa pronarë para se aktorja Angeline Jolie dhe partneri i saj Brad Pitt ta blinin në vitin 2011.
Çifti u ndanë në 2016 dhe kanë kaluar vite të përfshirë në procedurat e divorcit, mes spekulimeve rreth ndarjes së koleksionit të tyre të gjerë të artit.
Piktura u shit nga Koleksioni Familjar Jolie dhe blerësi nuk është identifikuar ende.