Ish-ministri i Shendetesise Halim Kosova vec Tritan Shehut ka hedhur akuza te renda edhe ndaj Genc Rulit per nje afere korruptive gjate kohes kur Ruli ishte deputet i PD ne Gjirokaster. Sipas Kosoves behej fjale per nje vjedhje rreth 100 mije euro ne spitalin “Omer Nishani”. Per kete afere kishte dijeni e gjithe Gjirokastra u shpreh ish-ministri prandaj ai dergoi nje ekip te Ministrise se Shendetesise per te bere nje kontroll. Menjehere pas kesaj, personi i pare qe e kishte marre ne telefon i shqetesuar ishte Genc Ruli. Kosova tha se Ruli i pati thene qe nese godet drejtorin e spitalit te Gjirokastres zere se me godet mua. Duke e njohur situaten para zgjedhjeve, Kosova zgjodhi te mos vepronte pasi Genc Ruli do t’ja faturonte atij rezultatin e keq te pritshem ne Gjirokaster. Me pas nje dite pas zgjedhjeve drejtori i spitalit, qe Kosova nuk ia permendi emrin, dorezoi doreheqjen nga detyra.