Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ende në pritje të marrëveshjes UK-Shqipëri,buxheti i shtetit humb 133.4 milion lekë
Read Time:1 Minute, 27 Second

Ende në pritje të marrëveshjes UK-Shqipëri,buxheti i shtetit humb 133.4 milion lekë

On March 3, 2021
admin
Share

Pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, buxheti i vendit tonë ka humbur rreth 133.4 mln lekë, si pasojë e mungesës së një marrëveshjeje të tregtisë mes 2 vendeve. Kjo pasi, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet komuniteteve evropiane dhe Shqipërisë, pushoi së zbatuari në datën 1 janar 2021, kur Britania u shkëput tërësisht nga BE, ndërkohë që marrëveshja e re dypalëshe nuk hyri në fuqi po në këtë datë. Për këtë arsye, nga data 1 janar 2021 e deri në datën e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, mallrat me origjinë nga pala britanike të importuar në Shqipëri nuk kanë trajtim preferencial.

Sipas të dhënave zyrtare, nga të ardhurat e munguara në buxhet, 111,15 mln lekë janë taksë doganore dhe 22,24 mln lekë janë nga TVSH-ja. Ndërkaq, në kuvend është dorëzuar marrëveshja e re që pritet të nënshkruhet mes 2 vendeve, çka pritet të rivendosë marrëdhëniet tregtare dhe vijimin e bashkëpunimit dhe tregtisë ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me të njëjtat kushte preferenciale dhe pas daljes së saj nga Bashkimi Evropian. Sipas të dhënave të INSTAT, vlera e importeve me Mbretërinë e Bashkuar është rritur me rreth 20% në vitin 2019, krahasuar me vitin 2007, ndërsa pesha e importeve është rritur me rreth 34%.

Importet kryesore gjatë vitit 2019 janë makineri/pajisje, të cilat përbëjnë rreth 50% të totalit të importeve, vijuar nga produktet kimike e plastike me 20% dhe ushqime e pije me rreth 12%. Ndërsa, ekportet janë rritur me 2.3 herë në vitin 2019, në krahasim me vitin 2007. Mbretëria e Bashkuar përbën rreth 1.4% të totalit të importeve tona nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe 0.4% të totalit të eksporteve në 28 vendet e Bashkimit Evropian.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet Bota

Post navigation

100 mijë euro vjedhje në Omer Nishani, si mbronte ish-deputeti ”drejtorin hajdut”
Mbyllet faza e parë e aplikimeve për naftën pa taksa

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:47 Second
admin
On March 8, 2021

Lumë masash administrative: Më shumë se 2500 qytetarë pa mask në fundjavë

Read Time:12 Second
admin
On December 16, 2021

Greqia ashperson masat me Shqiperine nga 19 dhjetori

Read Time:20 Second
admin
On December 21, 2021

Gjirokastër/Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe vajzës së tij të mitur, vihet në pranga 52 vjeçari

Read Time:13 Second
admin
On June 22, 2021

Gjirokastra mirepret traditen Korçare

Read Time:1 Minute, 2 Second
admin
On February 22, 2021

Renault humb 8 mld euro nga pandemia

Read Time:2 Minute, 18 Second
admin
On March 4, 2021

Bujqësia nuk preket nga pandemia,rrite me 102% eksporti i fruta perimeve

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia