Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Miratohet raporti përfundimtar për shkarkimin e Metës
Read Time:55 Second

Miratohet raporti përfundimtar për shkarkimin e Metës

On May 29, 2021
admin
Share

Me votë unanime Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta miratoi raportin përfundimtar të shkeljeve kushtetuese që sipas mazhoracës kreu i shtetit ka kryer para dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Të gjithë dakord miratohet raporti”.

Për më shumë se 3 orë kryetari i Komisionit Hetimor Alket Hyseni renditi argumentet ligjore që sipas tij provojnë se me veprimet e tij të përsëritura, Presidenti Meta ka cënuar imazhin e vendit dhe raporet e Shqipërisë me partnerët ndërkombëtarë.

Në raportin final mazhoranca argumenton se kreu i shtetit bëri fushatë kundër partisë në pushtet duke ndikuar drejtpërdrejt në zgjedhje me tonet e tij konfrontuese dhe të nxehta.

“S’ka pasur asnjë qëllim të justifikuar, i ka kryer shkeljet kushtetuese në mënyrë të përsëritur. Kanë patur ndikim negativ në sferën sociale dhe ekonomike të vendit”.

Sipas mazhorancës, kreu i shtetit është përpjekur të ndërhyjë edhe në vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, organ që do të thotë fjalën e fundit për shkarkimin e tij.

Raporti final do t’i dërgohet brenda 7 ditëve për votim parlamentit. Kjo është hera e dytë që mazhoranca tenton shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

‘Plagjiatura në VNM’ shpëton Vjosën në Gjykatën Administrative
29 bashki ‘Covid free’, dy javë pa të infektuar

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:1 Minute, 40 Second
admin
On June 3, 2021

Ish-kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre

Read Time:1 Minute, 18 Second
admin
On February 5, 2022

“Brothers” con ne pranga dy persona

Read Time:41 Second
admin
On March 6, 2021

Ermal Meta shkëlqen në Sanremo,kantautori shqiptar i pari në dy klasifikime të ndryshme

Read Time:1 Minute, 48 Second
admin
On November 17, 2021

Vrasja e 8-vjeçarit, Rama bën fajtor gjykatësit: Bashkëautor në krimet e përsëritura

Read Time:2 Minute, 0 Second
admin
On March 4, 2021

Kompanitë telefonike/Bie numri i përdoruesve të Vodafone,rritet One

Read Time:1 Minute, 4 Second
admin
On June 1, 2021

Rinis kontrolli teknik i automjeteve

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia