Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Pandemia, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin u rrit me 33% në 2020
Read Time:2 Minute, 16 Second

Pandemia, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin u rrit me 33% në 2020

On February 16, 2021
admin
Share

Llogaritë e lidhura me shërbimin e internet banking u rritën me ritme dyshifrore për vitin 2020. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në afërsisht 586 mijë, në rritje vjetore me 33% ose rreth 144 mijë llogari më shumë.

Përdorimi i internet banking është rritur për të dymbëdhjetin vit radhazi, ndërkohë që vetëm në harkun e pesë viteve të fundit, numri i llogarive të aksesueshme nga interneti është katërfishuar. Viti 2020, megjithatë, u shoqëria me ritme rritjeje rreth tre herë më të larta krahasuar me vitin 2019.
Duket se pandemia dhe kufizimet i kanë dhënë një shtysë të fortë rritjes së përdorimit të shërbimeve bankare nëpërmjet internetit. Rritja e numrit të llogarive të lidhura me internetin ishte e lartë si te bizneset, me pothuajse 39%, edhe tek individët, me 33%. Në total, statistikat tregojnë se rreth 89% e llogarive të lidhura me internetin u takojnë individëve, që njëkohësisht zotërojnë edhe peshën më të lartë në strukturën e llogarive bankare.

Si raport i thjeshtë i numrit të llogarive me numrin e përgjithshëm të popullsisë, vlerësohet se në Shqipëri, numri i llogarive të lidhura me internetin është sa rreth 21% e popullsisë, në rritje të ndjeshme prej nivelit 15.5% të vitit 2019.

Shërbimi i internet banking ofrohet nga 11 prej 12 bankave tregtare në Shqipëri. Me rritjen e rëndësisë së teknologjisë në shoqëri, bankat po fokusohen në promovimin e këtyre shërbimeve si kanal alternativ për marrëdhëniet me klientët. Promovimi i internet banking u nxit më shumë pas shpërthimit të pandemisë, i nxitur edhe nga masat rregullative të Bankës së Shqipërisë, që gjatë mbylljes së ekonomisë pezulloi komisionet për pagesat ndërbankare nëpërmjet internetin.

Me ndryshimet e përhershme rregullative të miratuara në mesin e vitit, u përcaktua se komisionet për transfertat nëpërmjet internetit duhet të jenë të paktën 50% më të lira krahasuar me ato që kryhen në sportelet e bankave. Transfertat e vogla deri në shumën e 20 mijë lekëve do të kryhen pa asnjë komision.

Një studim i publikuar vitin e kaluar nga Shoqata Shqiptare e Bankave (para shpërthimit të pandemisë), evidentoi se kanali kryesor i marrëdhënies me bankën për shqiptarët ngelej kontakti direkt me degët dhe bankomatet. 91% e të anketuarve kishin si formën më të shpeshtë të marrëdhënies me bankën kontaktin direkt, ndërsa vetëm 17% kishin si kanal kryesor internet banking.

Potencialet për të rritur përdorimin e teknologjisë në shërbimet financiare janë ende të mëdha, po të kemi parasysh se të paktën 65% e shqiptarëve janë përdorues të internetit përmes rrjeteve celulare. Ndërkohë, anketimet paralele kanë treguar se vetëm 40% e shqiptarëve në moshë madhore zotërojnë llogari bankare, gjë që dëshmon nevojën ende të lartë për të rritur edukimin financiar dhe formalizimin e ekonomisë

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Prurjet në Kaskadën e Drinit/ KESH informon për prurjet, shkarkimet dhe energjinë që po prodhohet
Kryeministri paralajmëron rikthimin e karantinës : shëndeti parësor ndaj zgjedhjeve

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:58 Second
admin
On March 20, 2021

Gara për 25 prillin, listat e hapura kanë krijuar rivalitet mes kandidatëve në fushatë

Read Time:52 Second
admin
On May 28, 2021

Gjirokastres i rikthehet kinemaja

Read Time:37 Second
admin
On May 4, 2021

1 jave pas zgjedhjeve , Shqiperia heq karantinen per emigrantet

Read Time:47 Second
admin
On May 28, 2021

Gjinushi nga Gjirokastra: Shqipëria aspiron BE-në por duhet shumë punë për të arritur standardet

Read Time:14 Second
admin
On December 2, 2021

Moti i keq/ Probleme me rruget ne fshatin Lazarat

Read Time:2 Minute, 8 Second
admin
On February 16, 2021

Kryeministri paralajmëron rikthimin e karantinës : shëndeti parësor ndaj zgjedhjeve

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia