Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Më 9 Qershor, seanca për Metën
Read Time:1 Minute, 9 Second

Më 9 Qershor, seanca për Metën

On June 1, 2021
admin
Share

Konferenca e Kryetarëve e mbledhur këtë paradite vendosi që në seancën e ditës së mërkurë të 9 Qershorit të votohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Raporti kërkon 94 vota që të miratohet, por sigurimi i votave nga ana e shumicës socialiste duket se nuk është problem, kjo pasi dhe në votime të tjera që është kërkuar shumicë e cilësuar siç ishte marrëveshja e 5 Qershorit apo ndryshimet kushtetuese kanë arritur që t’i sigurojnë.

Por me votimin në parlament procedura e shkarkimit të Presidentit nuk mund të quhet e përfunduar. Gjykata Kushtetuese do të jetë ajo që do të vendos nëse shkeljet e gjetura nga parlamenti e që në raportin e komisionit cilësohen si shkelje të rënda kushtetuese, janë në të vërtetë të tilla.

Aktualisht ky organ është me 7 anëtarë nga 9 që duhet të ketë. Por kërkesa për vlerësimin e shkeljeve kushtetuese nga ana e presidentit, kërkon të mbështetet nga shumica e anëtarëve që janë në detyrë. Pra të paktën 5 prej tyre duhet të shprehen pro shkarkimit.

Mandati i presidentit përfundon në Korrik të 2022 dhe presidenti është përbetuar se do të jetë në zyrën presidenciale deri në 24 Korrikun e vitit të ardhshëm. Nëse Gjykata Kushtetuese do ta gjejë kreun e shtetit në shkelje kushtetuese siç pretendon shumica kjo do të përbënte precedentin e parë të shkarkimit të një Presidenti në vendin tonë.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Kolegji Zgjedhor rrëzon opozitën: Zgjedhjet në Gjirokastër, të vlefshme
Permet/ Vodhen 75.000 euro bie ne pranga 36 vjecarja , shpallet ne kerkim nje tjeter

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:25 Second
admin
On November 17, 2021

Digjet shtepia ne Dropull

Read Time:54 Second
admin
On March 13, 2021

Gjendet i pa jetë në garazhdin e tij Vasil Konomi,hidhen dyshime për helmim

Read Time:31 Second
admin
On June 17, 2021

Nisja e sezonit turistik , artizanet : Turiste ka por s’ka pune

Read Time:50 Second
admin
On February 19, 2021

Procedohen dy të rinj të dyshuar për disa vjedhje në Gjirokastër

Read Time:40 Second
admin
On February 28, 2022

Këlcyrë/ Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi në kredi”

Read Time:27 Second
admin
On February 4, 2021

E rëndë, kryefamiljari abuzon me të bijën.

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia