Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Dënohet me bergim ish-presidenti i Francës,Sacozy : mezi gjetën diçka për të më fajësuar
Read Time:1 Minute, 19 Second

Dënohet me bergim ish-presidenti i Francës,Sacozy : mezi gjetën diçka për të më fajësuar

On March 4, 2021
admin
Share

Ish-presidenti francez, Nikola Sarkozi, thotë se do luftojë për të mbrojtur reputacionin e vet.

Të hënën, gjykata e dënoi ish-kreun e shtetit me tre vjet burg për korrupsion, gjykim që ai mund ta apelojë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Prej 10 vitesh jam mësuar me përndjekje të tilla. Caktuan me dhjetëra gjyqtarë, me dhjetëra policë, kërkuan letra porosie nga gjithë bota për të gjetur me zor diçka për të më fajësuar.”

66-vjeçari akuzohet se në vitin 2007 mori miliona euro nga ish-diktatori libian, Muamar Gadafi, për të financuar fushatën e tij presidenciale.

Sipas akuzës, kur çështja nisi të hetohej, ai i kërkoi avokatit të vet t’i premtojë gjyqtarit të çështjes një post më të mirë nëse e informonte rreth hetimeve.

“Nuk lanë gur pa kthyer gjatë 7 viteve hetim. Në fund, e vetmja gjë që mbeti ishin telefonatat me avokatin, ku pretendohet se do e shpërbleja dikë për të marrë informacion për gjyqin tim. Personi nuk e mori postin, unë nuk mora vendimin që doja dhe tani dënohem për diçka që pretendohet se kërkoja.”

“Francezëve ju them se jam njeri si gjithë të tjerët, me një numër të madh gabimesh gjatë jetës, profesionale dhe personale. Dhe nëse më pyesni a e shoh dot veten në pasqyrë, ju them, po.”-Nicolas Sarkozy

Ish-presidenti francez pas dy javësh do të gjykohet për një tjetër çështje, për shpenzimet e tepruara në fushatën për mandatin e dytë presidencial.

Ndërkohë, me vendimin e fundit, nga tre vjet dënim që dha gjykata, Sarkozi do vuajë vetëm një në kushtet e shtëpisë.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet Bota

Post navigation

2021 përsëri me vështirësi në turizëm,Topuzi: vaksina është mundësia për normalitet
Konfirmohet rasti i parë me mutacionin brazilian në Danimark

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:58 Second
admin
On March 20, 2021

Gara për 25 prillin, listat e hapura kanë krijuar rivalitet mes kandidatëve në fushatë

Read Time:38 Second
admin
On December 4, 2021

Ngjarja e rende ne Dropull, bashkia i jep 1 milione leke te reja familjes Ndrico

Read Time:45 Second
admin
On February 2, 2021

Stuhia përfshin Kaliforninë, oqeani “rrëmben” autostradën

Read Time:21 Second
admin
On December 2, 2021

Arrestohet 49 vjecari ne Gjirokaster , perplasi te moshuarin dhe u largua

Read Time:50 Second
admin
On March 22, 2021

Sot festohet Dita e Sulltan Novruzit, Rama: Gëzuar të gjithë Komunitetit Bektashian

Read Time:43 Second
admin
On February 18, 2021February 18, 2021

Simptomat më të zakonshme pas vaksinës anti-COVID

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia