Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Gjirokastër/ Goditen dy raste të tjera të tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit
Read Time:1 Minute, 3 Second

Gjirokastër/ Goditen dy raste të tjera të tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit

On June 17, 2021
admin
Share

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it dhe DVP Gjirokastër, vihen në pranga 2 persona që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Sekuestrohen dy automjete dhe dy aparate celular.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë dhe shërbimet e FRONTEX-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 30 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Shtetasi H. M. u kap në afërsi të fshatit Bulo, duke transportuar me automjetin tip “Opel Corsa”, 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Sarandë, i cili u kap në afërsi të fshatit Kakavijë, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy aparate celular.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
1 100 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Nisja e sezonit turistik , artizanet : Turiste ka por s’ka pune
SHBA dhurojnë 1 milion dollar pajisje mjekësore, Kim: Shqipëria mund të jetë një model për gjithë botën

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:51 Second
admin
On October 27, 2021

Vranë Alket Muhon për pronat/ 37 vite burg për babë e bir në Memaliaj

Read Time:2 Minute, 2 Second
admin
On May 28, 2021

Basha me Roth: Miqtë evropian të flasin për masakrën zgjedhore

Read Time:47 Second
admin
On June 16, 2021

Tepelene/ Ndertuan pa leje arrestohen

Read Time:1 Minute, 6 Second
admin
On March 2, 2021

Mutacioni brazilian zbulohet në Britani

Read Time:20 Second
admin
On February 11, 2021

I riu përplas këmbësoren e cila lihet e shtrir përtokë

Read Time:13 Second
admin
On February 22, 2022

Tap ne timon perplas nje makine, arrestohet 40 vjecari nga Dropulli

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia