Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • SHBA dhurojnë 1 milion dollar pajisje mjekësore, Kim: Shqipëria mund të jetë një model për gjithë botën
Read Time:1 Minute, 36 Second

SHBA dhurojnë 1 milion dollar pajisje mjekësore, Kim: Shqipëria mund të jetë një model për gjithë botën

On June 17, 2021
admin
Share

Pajisje mjekësore në vlerën 1 milion dollar u dhuruan sot nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, në mbështetje të rritjes se kapaciteteve spitalore për përballimin e pandemisë. Në ceremoninë e organizuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ishin të pranishme Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Duke folur për vendimin e Bashkimit Europian për heqjen e kufizimeve për udhëtimin e qytetarëve nga Shqipëria, Manastirliu tha: “Lajmi i mirë që kemi marrë sot është që Shqipëria së bashku me 8 vende të tjera jashtë Bashkimit Europian klasifikohet për heqjen e kufizimeve të udhëtimit për udhëtarët jashtë Bashkimit Europian. Dhe ky patjetër që është një lajm i mirë. Por duhet sërish të kemi kujdes dhe çfarë është e rëndësishme për ne si sistem shëndetësor është vijimi i mbajtjes në gatishmëri i të gjithë sistemit”.

Ambasadorja Yuri Kim gjatë fjalës së saj, e konsideroi Shqipërinë një model suksesi në përballimin e pandemisë Covid19.

“Ndodhemi këtu sot për të dhuruar rreth 1 milion dollarë në pajisje mjekësore, si frigoriferë mjekësore, shtretër spitalorë, pajisje monitorimi. Ky donacion është financuar nga Komanda Ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë. Si një rezidente e përkohshme e Shqipërisë jam shumë krenare për faktin që Shqipëria ka nivelin më të ulët të sëmundshmërisë nga Covid19, por gjithashtu një nga nivelet më të larta të vaksinimit të popullatës. Duke pasur parasysh që për pjesën më të madhe të Botës Shqipëria nënvlerësohet, unë jam këtu një dëshmitare e cila mund të vërtetojë që falë jush, madje mund të vërtetoj që populli shqiptar falë jush, falë përpjekjeve tuaja mund të jetë një model për gjithë Botën”, tha ambasadorja Yuri Kim.

Nga mbështetja e SHBA janë dhuruar shtretër dhe dyshekë për strukturat spitalore, Echo ultrasound, aparat grafie, frigorifer me temperaturë shumë të ulët për ruajtjen e Vaksinave antiCovid19, mjete të mbrojtjes personale për mjekët dhe infemierët etj, me vlerë 1 milion dollarë.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Gjirokastër/ Goditen dy raste të tjera të tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit
Gjermania heq kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë, cilat janë kushtet që duhen plotësuar

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:1 Minute, 37 Second
admin
On March 15, 2021

Shtëpia e shkrimtarit drejt rrënimit,transformimi në muze një ”andërr”

Read Time:39 Second
admin
On March 1, 2021

Sot PD firmos koalicioni paszgjedhor me LSI

Read Time:33 Second
admin
On June 3, 2021

Vrasja ne Tepelene cfare thoshte viktima ne 2018

Read Time:34 Second
admin
On February 16, 2021

Rikthimi në identitet i kulturës

Read Time:1 Minute, 26 Second
admin
On November 27, 2021

Kadare nderohet me një tjetër titull , i jepet “Medalja e oficerit të madh të plejadës”

Read Time:58 Second
admin
On March 20, 2021

Gara për 25 prillin, listat e hapura kanë krijuar rivalitet mes kandidatëve në fushatë

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia