Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Gjermania heq kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë, cilat janë kushtet që duhen plotësuar
Read Time:1 Minute, 57 Second

Gjermania heq kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë, cilat janë kushtet që duhen plotësuar

On June 22, 2021
admin
Share

Vendimi i Gjermanisë për të hequr kufizimet e lëvizjes së lirë për shtetasit shqiptarë ka hyrë në fuqi të dielën e datës 20 Qershor. Përmes një njoftimi, Aeroporti “Nënë Tereza” ka dhënë detaje për qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë, pas këtij vendimi.

Nga sot, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë në drejtim të Gjermanisë edhe për arsye turistike. Gjermania njoftoi heqjen e kufizimeve me Shqipërinë dy ditë më parë, nisur nga përmirësimi i ndjeshëm i situatës epidemiologjike në vendin tonë.

Njoftim nga TIA

Gjermania heq kufizimet e hyrjes së udhëtarëve shqiptarë nga Shqipëria në Gjermani

Qeveria Federale Gjermane ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për personat me banim në Shqipëri. Efekti i këtij vendimi fillon sot, ditën e dielë, më 20.06. 2021. Udhëtimet drejt Gjermanisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, duke filluar nga kjo datë janë përsëri të lejueshme për të gjitha kategoritë e udhëtimit.

Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Gjermani kërkohet nje nga këto kritere:
1) një test COVID, ose
2) një dëshmi që personi e ka kaluar
3) ose është vaksinuar (vaksinimi me vaksinat e njohura nga EMA).

Konkretisht vaksinat që janë të njohura nga Gjermania janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson.

Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendur në linkun https://ëëë.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit (jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes në rrugë ajrore nga Shqipëria në Gjermani.

Nuk është më i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.

Për më tepër informacion vizitoni https://tirana.diplo.de/al-de/aktuelles/-/2365220 dhe ëëë.tirana-airport

Ju faleminderit për bashkëpunimin.

Tirana International Airport

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet Bota

Post navigation

SHBA dhurojnë 1 milion dollar pajisje mjekësore, Kim: Shqipëria mund të jetë një model për gjithë botën
Gjirokastra mirepret traditen Korçare

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:36 Second
admin
On February 16, 2021

Këmbimi valutor\ paundi britanik qëndron konstant, monedhat e tjera në rënie

Read Time:53 Second
admin
On March 15, 2021March 15, 2021

Ndërsa të gjitha vendet po e pezullojnë përdorimi ne saj,AstraZeneca vazhdon të mbrojë vaksinën

Read Time:14 Second
admin
On December 2, 2021

Moti i keq/ Probleme me rruget ne fshatin Lazarat

Read Time:54 Second
admin
On October 25, 2021

Rritet punësimi dhe shpenzimet për personat pa arsim të lartë

Read Time:21 Second
admin
On May 29, 2021

Rama: Puna për Ekoparkun e madh të Durrësit, drejt fundit

Read Time:22 Second
admin
On October 25, 2021

Gjirokaster/ Aksioni i policise rrugore vendosen mbi 300 gjoba ne fundjave

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia