Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Sa më shtrenjtë po na kushton jetesa, krahasuar me një vit më parë
Read Time:3 Minute, 36 Second

Sa më shtrenjtë po na kushton jetesa, krahasuar me një vit më parë

On February 5, 2022
admin
Share

Rritja e çmimeve në vend nuk duket se ka të ndalur, një tendencë në fakt kjo e konstatuar në gjithë globin.

Nga fillimi i shkurtit, çmimet e karburanteve u rritën sërish edhe me 8 lekë për litër, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër.

Dhe jo vetëm karburantet. Në muajt e fundit të vitit 2021 dhe fillim të 2022, familjet shqiptare pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë. Në dhjetor, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte bazë mallrash, arriti në nivelin më të lartë të dekadës prej 3.7%, që do të thotë që çmimet e produkteve që konsumon një familje në një muaj janë mesatarisht 3.7% më shtrenjtë.

Grafiku i ndryshimeve vjetore të Indeksit të Çmimeve të Konsumit, sipas grupeve e nëngrupeve kryesore (shiko në fund) tregon se shtrenjtimi i çmimeve për pjesën më të madhe të produkteve në dhjetor 2021 ishte shumë më i lartë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

P.sh., buka dhe drithërat kushtojnë 6.3% më shtrenjtë, pasi çmimi i një buke nga 80 lekë u bë 90 lekë.

Mishi kushton 3.3% më shtrenjtë. Një kg mish kushton 900 lekë, nga 800-850 lekë që shitej m ëparë.

Frutat i blejmë 11.3% më shumë, zarzavatet dhe patatet janë 11.7% më të shtrenjta. 3.8% m♪ të shtrenjta ishin dhe Qumështi, djathi dhe veza.

Edhe në kafe e restorante paguajmë 3.5% më shumë.

Shtrenjtim të ndjeshëm kanë shënuar “Shërbime ndaj mjeteve personale të transportit” (+13.6%), “Transporti” (+9%), “Vajra dhe yndyra” (+9.4%), “Sheqer, reçel, mjaltë, shurup, çokollata, dhe ëmbëlsira” (+5.6%). Më shumë duhet të paguash edhe për komunikimin (+3.3%). Edhe për argëtim e kulturë duhet të paguajmë 4.2% më shumë.

Më lirë se një vit më parë janë vetëm “Këpucët për burra” (-0.9%), “Pajisje gatimi” (-1.9%), “Blerje mjetesh transporti” (-2.3%), “Ngrohës dhe kondicionerë” (-1.8%).

Nga 63 grupe dhe nëngrupe që raporton INSTAT, vetëm për 6 prej tyre është shënuar rënie çmimesh, për dy nuk ka ndryshuar, ndërsa 87% e tyre janë bërë më të shtrenjta.

Shpenzimet mujore të një familjeje rriten me rreth 3 mijë lekë në muaj, vetëm nga inflacioni

Sipas anketës së buxhetit të familjes të INSTAT, një familje mesatare në vend me 3.6 persona shpenzonte në muaj 83.5 mijë lekë (e dhëna për vitin 2020), nga të cilat rreth 42% shkojnë për ushqime e pije joalkoolike.

Vetëm në dhjetor 2021, kur inflacioni u rrit me 3.7%, një familje ka shpenzuar rreth 3 mijë lekë më shumë për të blerë produktet dhe

siguruar shpenzimet e nevojshme të muajit.

Në fund të tremujorit të tretë, sipas INSTAT, paga mesatare mujore për një të punësuar ishte 56.4 mijë lekë, me një rritje prej 2.7% në krahasim me fundin e 2020-s. Me inflacionin mesatar që në 2021 ishte rreth 2% (rritja e fortë e çmimeve filloi në gjysmën e dytë të vitit), paga reale është rritur vetëm me 0.7%. Nëse shtrenjtimi i çmimeve vazhdon me këto ritme, rritja e pagës reale mund të rezultojë negative, duke çuar në frenimin e konsumit.

Rritja e çmimeve nuk po ndalet as në Europë, transmetim edhe në Shqipëri

Inflacioni në zonën euro vlerësohet të ketë arritur në 5.1% në janar 2022, nga 5% që ishte në dhjetor 2021, sipas vlerësimeve paraprake që ka bërë Eurostat, (Instituti i Statistikave të Europës), i ndikuar nga çmimet e energjisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gati gjysma e inflacionit ndikohet nga çmimet e importuara, ndaj një rritje e tyre në Eurozonë, ku bëjnë pjesë partnerët kryesorë të vendit pritet të vijojë ta ndikojë negativisht edhe Shqipërinë.

Edhe faktorë të brendshëm pritet të vijojnë të ndikojnë negativisht, si rritja e kostove të prodhimeve bujqësore nga ngricat dhe ndryshimet fiskale. Në peshën e shpenzimeve, ushqimet dhe pijet në vend zënë rreth 42% të totalit (më e larta në Europë, që e ka mesataren rreth 13%), ndaj shtrenjtimi i ushqimeve ka ndikim të lartë në inflacion.

Ndonëse çmimet e energjisë për konsumatorin final nuk janë rritur, shtrenjtimi i energjisë për rreth 7400 biznese që duhet të dalin në tregun e liberalizuar ka filluar që në janar, kur këto subjekte do e blejnë energjinë pothuajse dyfish, çka mund të transmetohet te kosto e produkteve të tyre./Monitor

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Lajme

Post navigation

“Brothers” con ne pranga dy persona
Dy ish-ministrat e Ramës përfundojnë në të njëjtin burg në Tiranë

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:50 Second
Alpo Media
On May 23, 2026May 28, 2026

Pagat rriten, por shqiptarët varfërohen nga çmimet

Alpo Media
On April 30, 2026

Tenderi me motorët e Policisë: Zbulohet fituesi që “fshiu” fondin e shtetit deri në qindarkën e fundit

Read Time:35 Second
admin
On August 30, 2022

I dënuar për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-drejtori i RTSH Thoma Gëllçi

Read Time:45 Second
admin
On February 14, 2022

105 vjetori i Musine Kokalarit, familjaret kerkojne kthimin e shtepise ne muze

Read Time:1 Minute, 46 Second
Alpo Media
On June 1, 2026

Kreu i Policisë zbarkon në Vlorë pas incidentit në Zvërnec, priten masa dhe sqarime publike

Read Time:52 Second
Alpo Media
On May 14, 2026

Shqipëria me rekord martesash, por edhe në dhjetëshen e parë të Europës për divorcet

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia