Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, reagon DASH: Dialogu do zhbllokojë të ardhmne në BE për të dy vendet
Read Time:1 Minute, 21 Second

Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, reagon DASH: Dialogu do zhbllokojë të ardhmne në BE për të dy vendet

On August 29, 2022
admin
Share

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve shtesë për hyrje/daljet e shtetasve serbë në Kosovë dhe shtetasve të Kosovës në Serbi.

Duke reaguar për Gazetën Express, në përgjigjen e DASH thuhet se SHBA besojnë se të dy vendet nëpërmjet dialogut do të arrijnë te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe do të zhbllokojë të ardhmen e tyre evropiane.

“Këto çështje po trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të cilin Shtetet e Bashkuara e mbështesin. Ne besojmë se Dialogu është një kanal dhe një mekanizëm përmes të cilit Serbia dhe Kosova arrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të DASH.

DASH shton se dialogu ka ndikuar shumë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ndërkohë, përderisa Dialogu ka atë fokus strategjik, ai gjithashtu është dëshmuar se është një mekanizëm shumë i rëndësishëm dhe shumë fleksibël për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”. Sipas tyre, deri në fund të muajit, bazuar në angazhimin e të dyja palëve dhe të emisarit special të BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak, ata do të gjejnë një mënyrë që ta vazhdojnë dialogun në mënyrë paqësore për të ecur përpara.

“Pra, pres që deri në fund të muajit, bazuar në angazhimet e të dyja palëve dhe në punën e palodhur të Përfaqësuesit Special për Bashkimin Evropian, të gjejmë një mënyrë për të ecur përpara në mënyrë paqësore”, ka theksuar zëdhënësi.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Lajme

Post navigation

INSTAT shtyn për herë të dytë regjistrimin e popullsisë dhe banesave
Kategoria e Parë starton më 3 shtator, zbulohet axhenda e ndeshjeve

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:1 Minute, 23 Second
admin
On October 29, 2021

Festa e Jo-se, zhvillohen homazhe ne Bularat dhe Kelcyre

Read Time:1 Minute, 6 Second
admin
On March 23, 2022

Shqipëria, vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Evropë, rekord edhe në rajon

Read Time:1 Minute, 29 Second
Alpo Media
On June 11, 2026

Protesta që po ndryshon ekonominë e mbrëmjes në Tiranë: Kush fiton dhe kush humbet?

Read Time:1 Minute, 55 Second
admin
On September 8, 2022

Nga rritja e pagës minimale te dyfishimi i ndihmës ekonomike, prezantohet paketa e dytë anti-krizë

Read Time:20 Second
admin
On February 5, 2021February 5, 2021

Sot Rama ne Tepelenë dhe Gjirokastër

Read Time:3 Minute, 36 Second
admin
On October 8, 2022

Bordi i Transparencës konfirmon rritjen rekord të çmimit të naftës

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia