Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Nga rritja e pagës minimale te dyfishimi i ndihmës ekonomike, prezantohet paketa e dytë anti-krizë
Read Time:1 Minute, 55 Second

Nga rritja e pagës minimale te dyfishimi i ndihmës ekonomike, prezantohet paketa e dytë anti-krizë

On September 8, 2022
admin
Share

Është prezantuar sot Paketa e Dytë e Rezistencës Sociale. Kryeministri Edi Rama, ministrja e Financës dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku, kanë dhënë detaje nga masat e ndërmarra në kuadër të krizës.

Paketa e dytë e Rezistencës Sociale përfshin indeksimin e pensioneve me 7.5%, dyfishimin e ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë, rritjen e pagës për ushtarakët, mjekët, mësuesit, si edhe rritjen e pagës minimale në 34 mijë lekë.

Përpos këtyre, Rama u shpreh se do të vijojë mbështetja e fermerëve për taksën e naftës, si edhe mosrritjen e çmimit të biletës për transportin.

“Do të kemi një indeksim të pensioneve të llogaritur me normën e indeksionit. Kjo do të ndodhë edhe për persona me aftësi të kufizuara, do të bëjmë një ndërhyrje me 7.5% për të gjithë Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike dhe do ta dyfishojmë për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. Të gjitha gratë kryefamiljare që janë në kushtet e papunësisë do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar. Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave siç është paralajmëruar për sektorët prioritarë me buxhetin dhe afatin e vitit të ardhshëm, pasi kemi rritur me efekt nga muaji korrik pagat për ushtarakët, mjekët, mësuesit, do t’i rrisim përsëri. Sot me ndërhyrjen e dytë dhe një paketë rezistence afatmesme do të rrisim pagat për administratën që nuk ishin prekur prej shumë kohësh dhe do të rrisim pagat për pol e shtetit dhe për pol e burgjeve dhe këto trupa që nuk kishin rritje pagash prej kohësh pas një rritje masive që kishin marrë disa kohë më parë. Rrisim pagën minimale nga 32 në 34 mijë lekë. Nuk do të ketë pagë më të ulët se 34 mijë lekë në RSH dhe me këto ndërhyrje besoj se i kapërcejmë në aspektin financiar paketat e natyrës një pako për 2 apo për 3 muaj dhe pastaj s’ka tjetër dhe krijojmë një bazë të rëndësishme, të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit dhe garantojmë me laps në dorë, mosrënien dramatike të fuqisë blerëse por përkundrazi lëvizjen në ekonomi. Mbështetja për naftën pa taksa për fermerët, rrisim financimin, mbështetja për TVSH-në e peshkimit rrisim financimin, mosprekja e çmimit të biletës së transportit”, u shpreh Rama.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Lajme

Post navigation

Prezantohet Abetarja e përbashkët/ Kurti merr pjesë në ceremoni, Rama e braktis për ‘Ballkanin e Hapur’ dhe ikën në Beograd
QKB i pezulloi aktivitetin, por “Air Albania” vijon me fluturimet. Pikëpyetjet që ngrihen

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:1 Minute, 18 Second
Alpo Media
On March 16, 2026March 16, 2026

Perse nuk funksionoi skema ne bujqesi ?

Alpo Media
On June 9, 2026

Mediat e huaja: Mashtrimet me kriptomonedha nga Shqipëria po godasin investitorët francezë

Read Time:1 Minute, 2 Second
Alpo Media
On April 30, 2026

“Paraja rrëfen” në Gjirokastër, ekspozitë për 100-vjetorin e Banka e Shqipërisë

Read Time:1 Minute, 4 Second
Alpo Media
On May 19, 2026

Sistem i ri, të njëjtat probleme: bizneset përballen sërish me bllokime në e-Albania

Read Time:24 Second
admin
On August 29, 2022

MENAXHIMI I PYJEVE/ NË DISKUTIM PROJEKTLIGJI PËR PËRCAKTIMIN E ÇMIMEVE DHE TARIFAVE

Read Time:26 Second
admin
On February 8, 2021

Milan poker ndaj Crotone për vendin e parë

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia