Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Gjendet influencerja 31-vjeçare pas disa ditësh zhdukje, familja konfirmon se është mirë
Read Time:57 Second

Gjendet influencerja 31-vjeçare pas disa ditësh zhdukje, familja konfirmon se është mirë

On April 30, 2026
Alpo Media
Share

Influencerja Rachel Kerr është gjetur shëndoshë e mirë, pas disa ditësh shqetësimi dhe kërkimesh nga familja e saj, pasi ishte shpallur e zhdukur që prej 25 prillit. Lajmi u konfirmua nga familjarët, të cilët bënë të ditur se ajo tashmë ndodhet pranë vëllait të saj dhe gjendja e saj është e stabilizuar.

31-vjeçarja nga Dunblane kishte humbur kontaktet pasi kishte bërë check-out nga hoteli ku po qëndronte në Agadir, në Marok. Për disa ditë me radhë, familja nuk kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj, çka kishte shkaktuar shqetësim dhe apel publik për ndihmë në rrjete sociale. Autoritetet britanike, përmes Foreign, Commonwealth & Development Office, kishin konfirmuar gjithashtu se po ofronin mbështetje gjatë procesit të kërkimit.

Sipas informacioneve të para, nuk janë bërë publike detaje mbi rrethanat e zhdukjes apo mbi atë që ka ndodhur gjatë ditëve kur ajo nuk kishte kontakte me familjen. Kerr njihet në rrjetet sociale për përmbajtje të fokusuar në udhëtime, si dhe për aktivitetin e saj në modelim dhe komunikim publik. Postimi i saj i fundit ishte regjistruar më 13 prill, ndërsa aktualisht ajo ndodhet jashtë rrezikut dhe nën kujdesin e familjes.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

Alpo Media

[email protected]
http://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Lajme

Post navigation

Në SPAK Arbër Abazi, biznesmeni i lidhur me çështjen “Balluku”
Tenderi me motorët e Policisë: Zbulohet fituesi që “fshiu” fondin e shtetit deri në qindarkën e fundit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:2 Minute, 8 Second
Alpo Media
On June 12, 2026June 12, 2026

Protestat nxjerrin në pah realitetin shqiptar, turistët e huaj kërkojnë përgjigje për atë që po ndodh në vend

Read Time:35 Second
admin
On August 30, 2022

I dënuar për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-drejtori i RTSH Thoma Gëllçi

Read Time:2 Minute, 8 Second
Alpo Media
On June 1, 2026

Rrogat në letër më të larta, qytetarët blejnë çdo ditë më pak

Read Time:31 Second
admin
On February 1, 2021

Vrasje ne Fier

Read Time:57 Second
Alpo Media
On June 26, 2026

Era e fortë shkakton probleme në Gjirokastër, rrëzohen pemë dhe bllokohen përkohësisht rrugët

admin
On March 4, 2022

Komiteti i ekspertëve/ Hiqet ora policore

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia