Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Tatimet paralajmërojnë bizneset online: regjistrimi i detyrueshëm ose bllokim i faqes
Read Time:1 Minute, 7 Second

Tatimet paralajmërojnë bizneset online: regjistrimi i detyrueshëm ose bllokim i faqes

On April 30, 2026
Alpo Media
Share

Administrata Tatimore ka rikujtuar të gjithë personat fizikë, tregtarët individualë, të vetëpunësuarit dhe subjektet që ushtrojnë aktivitet ekonomik përmes internetit se janë të detyruar të regjistrohen pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) përpara fillimit të aktivitetit. Sipas autoriteteve, çdo veprimtari tregtare online trajtohet njësoj si biznesi tradicional dhe duhet të jetë e formalizuar ligjërisht, përfshirë publikimin e të dhënave identifikuese në faqen e internetit.

Në rast se konstatohet ushtrim aktiviteti pa regjistrim dhe pa transparencën e kërkuar ligjore, Administrata Tatimore ka paralajmëruar se do të kërkojë ndërhyrjen e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për bllokimin e përkohshëm të faqes ku zhvillohet aktiviteti. Ky bashkëpunim mes institucioneve, sipas tatimeve, synon rritjen e kontrollit dhe luftimin e informalitetit në tregtinë online, e cila është shtuar ndjeshëm vitet e fundit.

Autoritetet theksojnë gjithashtu se çdo subjekt duhet të përmbushë detyrimet tatimore që lidhen me tatimin mbi të ardhurat, TVSH-në, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe përdorimin e sistemit të faturimit elektronik, sipas legjislacionit në fuqi. Regjistrimi dhe ndryshimet e të dhënave bëhen përmes platformës e-Albania, ndërsa pas miratimit, informacioni transmetohet automatikisht në sistemin tatimor.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë atyre që ushtrojnë ose planifikojnë të ushtrojnë aktivitet tregtar online të formalizojnë biznesin e tyre dhe të respektojnë kuadrin ligjor, në të kundërt rrezikojnë masa administrative, përfshirë edhe bllokimin e aktivitetit online.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

Alpo Media

[email protected]
http://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Lajme

Post navigation

Rriten sërish çmimet e karburanteve, vendim i ri nga bordi i transparencës
“Paraja rrëfen” në Gjirokastër, ekspozitë për 100-vjetorin e Banka e Shqipërisë

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:45 Second
Alpo Media
On May 2, 2026

Plagosje me thikë në Vlorë, autori ende në arrati

Read Time:2 Minute, 14 Second
Alpo Media
On June 9, 2026

Read Time:1 Minute, 33 Second
Alpo Media
On May 7, 2026

Gara industriale në Ballkan, Serbia dhe Maqedonia kryesojnë, Shqipëria mbetet pas

Read Time:2 Minute, 18 Second
Alpo Media
On June 12, 2026

Hekurudha Durrës-Tiranë-Rinas drejt operimit në 2027, por a do të ndryshojë realisht transportin në Shqipëri?

Read Time:51 Second
Alpo Media
On May 23, 2026May 28, 2026

Shqiptarja e Wall Street në betejë ligjore: Lorna Hajdini padit për shpifje ish-bankierin e JPMorgan

Alpo Media
On June 9, 2026

Lajme 8 qershor 2026

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia