Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Sistem i ri, të njëjtat probleme: bizneset përballen sërish me bllokime në e-Albania
Read Time:1 Minute, 4 Second

Sistem i ri, të njëjtat probleme: bizneset përballen sërish me bllokime në e-Albania

On May 19, 2026
Alpo Media
Share

Edhe pse platforma e-Albania nisi funksionimin me një infrastrukturë të re teknologjike dhe standarde të përmirësuara aksesimi, bizneset në vend po raportojnë sërish probleme të shumta në përdorimin e shërbimeve online.

Vetëm pak orë pas rikthimit në funksion të portalit, përdorues të ndryshëm kanë denoncuar vështirësi në akses, ngecje të sistemit dhe pamundësi për të përfunduar procedurat elektronike. Sipas tyre, problematikat që prej muajsh shoqëronin platformën vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.

“E-Albania ngec vazhdimisht dhe shumë shërbime nuk mund të përfundohen. Në disa raste sistemi duket edhe më problematik se më parë”, shprehet një sipërmarrës.

Ankesat lidhen kryesisht me mosshfaqjen e detyrimeve vendore, mosfunksionimin e kryqëzimit të të dhënave me databazat e tjera shtetërore, si dhe me problemet në përdorimin e nënshkrimit elektronik. Bizneset raportojnë gjithashtu se sistemi nuk lejon shkarkimin e faturave apo kryerjen normale të aplikimeve online.

Një pjesë e ekonomistëve dhe kontabilistëve pohojnë se ndërprerjet po sjellin vonesa në procedurat administrative dhe vështirësi në aktivitetin e përditshëm të bizneseve, sidomos në periudha me ngarkesë të lartë deklarimesh dhe pagesash.

Pak ditë më parë, autoritetet njoftuan se portali do të ishte jashtë funksioni nga 15 deri në mëngjesin e 18 majit, për shkak të procesit të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike. Megjithatë, problematikat duket se vijojnë edhe pas rikthimit të sistemit online.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

Alpo Media

[email protected]
http://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Lajme

Post navigation

Euro dhe dollari në luhatje, si paraqitet tregu valutor sot
Nafta rikthehet mbi 200 lekë, Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Alpo Media
On June 9, 2026

Lajme 8 qershor 2026

Read Time:1 Minute, 1 Second
Alpo Media
On June 20, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, një automjet përfshihet nga flakët pas përplasjes

Alpo Media
On June 22, 2026

Tragjedi në plazhin e Durrësit, humb jetën 11-vjeçari nga Tirana: “Ishte një skenë rrëqethëse”

Read Time:1 Minute, 18 Second
Alpo Media
On May 8, 2026

Sërish probleme me E-Albania, bizneset ankohen për ndërprerje të shërbimeve online

Read Time:1 Minute, 34 Second
Alpo Media
On May 7, 2026

Inteligjenca Artificiale gjeneruese, Shqipëria dhe Kosova mes vendeve me përdorimin më të lartë në Europë

Read Time:1 Minute, 33 Second
Alpo Media
On May 7, 2026

Gara industriale në Ballkan, Serbia dhe Maqedonia kryesojnë, Shqipëria mbetet pas

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia