Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • RENEA dhe FNSH operacion në Elbasan, goditet grup i dyshuar për trafik ndërkombëtar droge
Read Time:1 Minute, 2 Second

RENEA dhe FNSH operacion në Elbasan, goditet grup i dyshuar për trafik ndërkombëtar droge

On May 2, 2026
Alpo Media
Share

Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në Elbasan dhe zona përreth, në kuadër të goditjes së një grupi të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Aksioni po realizohet nga forcat speciale RENEA dhe FNSH, në bashkëpunim me SPAK. Sipas informacioneve paraprake, hetimet janë mbështetur në zbërthimin e komunikimeve në aplikacione të koduara, përmes të cilave dyshohet se janë identifikuar persona të përfshirë në trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës.

Burime bëjnë me dije se janë lëshuar 18 urdhër-arreste për persona të dyshuar si pjesë e këtij aktiviteti kriminal, ndërsa gjykata ka autorizuar edhe 20 kontrolle banesash në disa zona të qarkut.

Mëngjesin e sotëm, forcat speciale kanë ndërhyrë njëkohësisht në disa pika, përfshirë Prrenjas, Librazhd dhe zona të tjera të qarkut të Elbasanit, me qëllim ekzekutimin e masave të sigurisë dhe kontrollin e ambienteve të dyshuara.

Deri në këtë fazë të operacionit raportohet se janë arrestuar të paktën 10 persona, ndërsa të tjerë janë shpallur në kërkim apo ndaluar në kuadër të hetimeve të mëparshme. Gjithashtu, disa persona janë shoqëruar për verifikime të mëtejshme.

Operacioni vijon, ndërsa autoritetet pritet të japin detaje shtesë mbi strukturën e grupit dhe rolet e personave të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

Alpo Media

[email protected]
http://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Lajme

Post navigation

Gjendet i pajetë një person në kullë vrojtimi në Vlorë, dyshohet vetëvarje
Plagosje me thikë në Vlorë, autori ende në arrati

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:37 Second
Alpo Media
On April 30, 2026

Rriten sërish çmimet e karburanteve, vendim i ri nga bordi i transparencës

Read Time:59 Second
Alpo Media
On May 19, 2026

Nafta rikthehet mbi 200 lekë, Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Alpo Media
On June 15, 2026

Dita e shtatë e protestës në Gjirokastër, qytetarët vijojnë thirrjet kundër varfërisë dhe largimit masiv të banorëve

Read Time:6 Minute, 33 Second
admin
On September 21, 2022

Qeveria kërkon të amnistojë oligarkët e kateve pa leje, Birn: Anashkalim i Kodit Penal që parashikon deri në 8 vjet burg

Read Time:1 Minute, 38 Second
Alpo Media
On June 16, 2026

Mister mbi pronarët e Jet Bank? Këlliçi kërkon transparencë, Banka e Shqipërisë shmang përgjigjet

Read Time:1 Minute, 33 Second
Alpo Media
On May 7, 2026

Gara industriale në Ballkan, Serbia dhe Maqedonia kryesojnë, Shqipëria mbetet pas

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia