Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekzekutimi mafioz i të riut nga Tepelena
Read Time:2 Minute, 22 Second

Ekzekutimi mafioz i të riut nga Tepelena

On February 18, 2021
admin
Share

Sipas medieve të huaja islandezi një nga të arrestuarit është edhe Anton Kristinn, i cili raportohet se ka qenë aktiv në botën e drogës për vite me radhë. Ai ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë dhe apeloi urdhrin e paraburgimit në Gjykatën Kombëtare.

Vetëm disa minuta para mesnatës të së Shtunës, policia islandeze mori një raport se një burrë ishte qëlluar për vdekje jashtë një shtëpie në Rauðagerði. Viktima ishte Armando Beqiri. Ky i fundit sapo zbriste nga makina e tij për të hyrë në banesë, ku ndaj tij u qëlluar me breshëri arme zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Armando kishte lindur më 16 shkurt 1988 dhe do të festonte ditëlindjen e tij të 33-të me gruan e tij shtatzënë dhe fëmijën e tyre, por që nuk mundi.

Armando punoi për një kompani të quajtur Top Guard ehf., e cila merret me sigurinë. Sipas Credit Info, pronarët e kompanisë janë Vladimir Avramovic dhe Goran Kristján Stojanovic. Armando u përshkrua nga miqtë dhe kolegët si një njeri punëtor, i ndershëm, miqësor dhe i besueshëm. Një fqinj tjetër tha, megjithatë, se kishte pasur shumë udhëtime të dyshimta pasi familja u zhvendos dhe se njerëzit shpesh vinin e dilnin nga shtëpia.

Për vrasjen u raportua se nuk ishin dëgjuar të shtëna arme, çka sjell dyshimet se ekzekutimi ka qenë i mirë organizuar.

Autoritetet kanë ngritur dyshime se ndoshta bëhet fjalë për ndonjë konflikt të vjetër për drogë. Sipas Margeir Sveinsson, shefi i policisë, një prej të arrestuarve është qitësi, por nuk përjashtohet mundësia që më shumë se një person të ketë qëlluar mbi shqiptarin. Ndërkohë hetimet vijojnë, teksa autoritetet e konsiderojnë çështjen e shqiptarit, si më të vështirën e viteve të fundit.

Të arrestuarit e tjerë që janë të huaj kanë punuar për Anton Kristinn, i cili raportohet se ishte në një pozicion të vështirë në botën e krimit këto ditë pasi akuzohej se kishte qenë informator policie për vite me radhë. Të huajt thuhet se janë sjellë në Islandë për të mbrojtur Antonin.

Beqiri është ekzekutuar me pistoletë silenciator të shtunën në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33 vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ai jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të menjëhershëm. 33 vjeçari la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua. 33 vjeçari nga Tepelena dyshohet se është i përfshirë përfshirë në aktivitet kriminal, dhe një nga pistat e vrasjes së tij është për larje hesapesh

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Rastet e Covid-19 në progres në Sarandë e Gjirokastër
Nderron jetë në burg bosi i Camores

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:1 Minute, 21 Second
admin
On March 8, 2021

Pandemia shton martesat e vajzave të vogla

Read Time:34 Second
admin
On December 16, 2021

Republika e Çekisë hap Konsullatën e parë për Qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës në Sarandë

Read Time:46 Second
admin
On February 16, 2022

Ekspertët: Shtohen analfabetët funksionalë

Read Time:25 Second
admin
On May 3, 2021

Aksident tragjik në Greqi, vdes emigranti shqiptar

Read Time:54 Second
admin
On February 22, 2022

Histori italiane nga jugu, nisma e re për turizmin ne Gjirokaster

Read Time:36 Second
admin
On February 22, 2021

Rinis mësimi parauniversitar në vend

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia