Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Pandemia shton martesat e vajzave të vogla
Read Time:1 Minute, 21 Second

Pandemia shton martesat e vajzave të vogla

On March 8, 2021
admin
Share

Shumë vajza në botë vazhdojnë të martohen që fëmijë. Pandemia e ka shtuar këtë praktikë me 25 për qind në vendet e prapambetura ku janë mbyllur shkollat, në rastet kur ato kanë humbur një prind ose për arsye ekonomike.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët parashikon që 10 milionë vajza të reja të martohen kundër dëshirës së tyre këtë dhjetëvjeçar.
Në një studim të titulluar “COVID-19, rrezik për progresin kundër martesave të fëmijëve”, UNICEF-i vëren se mbyllja e shkollave, stresi ekonomik, shtatzënitë dhe vdekjet e prindërve për shkak të koronavirusit po i vënë vajzat më të varfra para rrezikut të martesës së parakohshme.
“Dita Ndërkombëtare e Grave është momenti kyç që të kujtojmë se këto vajza kanë për të humbur shumë nëse nuk veprojmë urgjentisht, arsimimin, shëndetin dhe të ardhmen e tyre,” deklaroi drejtuesja e UNICEF-it, Henrieta For.

Martesa e fëmijëve është një traditë e vjetër e cila në botë po praktikohet më rrallë.
OKB-ja synon që t’i japë fund asaj brenda vitit 2030, por pandemia e ka vështirësuar arritjen e objektivit.

Nga 650 milionë gra dhe vajza të martuara që të vogla në botë, gjysma e tyre jetojnë në 5 vende: në Bangladesh, Brazil, Etiopi, në Indi dhe në Nigeri.
UNICEF-i vëren një lidhje mes martesave që në vegjëli dhe varfërisë së një vendi.
Agjencia e OKB-së praktika mund të reduktohet më tej nëse fillohet me rihapjen e shkollave të mbyllura nga pandemia, me ligje dhe politika efikase që u garantojnë vajzave akses në shërbimet shëndetësore dhe sociale, dhe nëse merren masa për mbrojtjen e familjeve më të rrezikuara nga varfëria dhe dhuna.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet Bota

Post navigation

Di Maio: BE të mos vetëquhet e bashkuar nëse Shqipëria është jashtë saj
Lumë masash administrative: Më shumë se 2500 qytetarë pa mask në fundjavë

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:33 Second
admin
On October 8, 2022

ERE merr vendimin: Çmimi i energjisë mbetet i pandryshuar

Read Time:1 Minute, 1 Second
admin
On March 18, 2021

Ja si do të votonin shqiptarët nqs zgjedhjet do të ndodhnin sot/Sondazh italian

Read Time:1 Minute, 3 Second
admin
On February 18, 2021

Shuhet në moshën 79 vjecare poeti i mirënjohur Lefter Cipa

Read Time:1 Minute, 2 Second
admin
On November 19, 2021

Gjirokaster/ Arrestohen dy shtetas te shpallur ne kerkim per mashtrim dhe plagosje

Read Time:1 Minute, 18 Second
Alpo Media
On March 16, 2026March 16, 2026

Perse nuk funksionoi skema ne bujqesi ?

Read Time:40 Second
admin
On February 26, 2022

Këlcyrë/ Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi në kredi”

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia