Që nga fillimi i pandemisë bluzat e bardha po përballen me humbje të njëpasnjëshme në radhët e tyre.
Një ditë më parë u njoftua se humbi jetën infermieri nga Mati, ndërsa sot është shuar një tjetër infermiere.
Lindita Peshku nuk ka mundur të fitojë betejën me covid.
Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë përmes një postimi në Facebook.
“Bluzat e bardha po perballen cdo dite me vrusin dhe po humbasin jete .Po dje u shua nje infermiere e poliklinikes Nr1 e konsultorit te femijes .Lindita Peshku,shpirti jot u prehte ne paqe,” thotë postimi në Facebook.