Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • UNICEF thirrje qeverive për rihapjen e shkollave
Read Time:1 Minute, 27 Second

UNICEF thirrje qeverive për rihapjen e shkollave

On March 3, 2021
admin
Share

Mbi 168 milionë fëmijë në botë kanë mbetur pa shkollë prej vitit të kaluar për shkak të pandemisë.

UNICEF-i, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, instaloi këtë javë simbolikisht 168 banka boshe përpara selisë së OKB-së në Nju-Jork.

Instalacioni me emrin “Klasa e pandemisë” synon të tërheqë vëmendjen e publikut për impaktin social.

“Në kulmin e krizës, të shpërthimit të pandemisë, 1 miliard e 600 mijë fëmijë patën vështirësi me shkollimin. Ky numër përbën 92 për qind të gjithë trupës globale të studentëve. Të tilla shifra as nuk do të imagjinoheshin përpara pandemisë, prandaj kjo krizë është e paprecedentë,” tha Robert Jenkins, shefi global i arsimit pwr UNICEF.

Robert Jenkins, drejtuesi i përgjithshëm i departamentit për arsimin në UNICEF, tregon se 14 vende në botë po i mbajnë mbyllur shkollat që nga marsi i kaluar.

Shumica prej tyre ndodhen në Amerikën Latine dhe në Karaibe, në Afrikën Lindore e Jugore.

“Kemi parë nga pandemitë e mëparshme, siç ka qenë kriza e ebolës në Afrikën Perëndimore, se mbyllja e gjatë e shkollave rrit dukshëm, për shembull, përqindjen e shtatzënive mes adoleshenteve apo incidentet e dhunshme seksuale,” tha Jenkins.

UNICEF-i apelon për hapjen e menjëhershme të shkollave për të shmangur një katastrofë arsimore.

“Nga mbyllja e gjatë e shkollave impaktin më të thellë e vuajnë sidomos fëmijët në pozitat më të ulëta shoqërore. Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha qeverive t’i rihapin shkollat. Dalja nga izolimi duhet të nisë me shkollat, në mënyrë të sigurt dhe me përkrahjen e gjithanshme institucionale,” shtoi Jenkins.

Sipas agjencisë së OKB-së, 1 në 7 fëmijë në botë nuk kanë mundur ta ndjekin normalisht mësimin një vit, ndërsa 880 milionë fëmijë kanë përjetuar ndërprerje të plotë ose të pjesshme të mësimit.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet Bota

Post navigation

Covid i merr jetë infermieres,tjetër humbje në bluzat e bardha
Rrënie e lehtë në numrin e infektimeve, 903 të shëruar

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:43 Second
admin
On October 25, 2021

“Mbremjet poetike” ne kuader te 90 vjetorit te lindjes se D.Agollit

Read Time:54 Second
admin
On May 28, 2021

Roth: E ardhmja e Shqipërisë në BE, opozita të futet në Parlament

Read Time:52 Second
admin
On February 26, 2022

Tepelene, goditet nje rast i lojrave te fatit , arrestohen 2 persona

Read Time:33 Second
admin
On March 4, 2022

Gjirokaster/ Celet ekspozita : Nen qetesine e drites

Read Time:17 Second
admin
On November 20, 2021

Ngacmoi seksualisht 17 vjecaren, arrestohet 34 vjecari

Read Time:55 Second
admin
On May 29, 2021

Miratohet raporti përfundimtar për shkarkimin e Metës

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia