Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Pse ja vlen të hapësh biznes?! Sektorët që fitohet më shumë
Read Time:3 Minute, 22 Second

Pse ja vlen të hapësh biznes?! Sektorët që fitohet më shumë

On March 15, 2021
admin
Share

Të menaxhosh një biznes, sidomos të vogël sa vjen e po bëhet më e vështirë.

Rënia e konsumit, shtimi i konkurrencës nga zinxhirët dhe qendrat e mëdha vetëm sa po ulin xhiron, por dhe fitimet që nxjerr subjekti në fund të muajit.

Por, a e dini se cilët janë ato lloje biznesesh që kanë fituar më shumë në raport me të ardhurat totale? Përgjigja vjen nga INSTAT, që ka publikuar të ardhurat dhe fitimet për 31 aktivitete ekonomike kryesore në vend, që i përkasin vitit 2019. Të dhënat janë përpunuar nga Monitor, duke nxjerrë normat e fitimit për çdo aktivitet (fitime neto/ardhurat totale), që tregon se për çdo 100 lekë të ardhura, sa për qind i mbetet sipërmarrjes si fitim.

1.Pasuritë e paluajtshme

Në vend të parë për vitin 2019 ka kaluar aktiviteti i pasurive të paluajtshme, me një normë fitimi prej 25%, nga gati 19% që ishte vitin e mëparshëm. Kthimi i Tiranës në një kantier ndërtimi, rritja e shitjeve si rrjedhojë e hyrjes së burimeve informale, kanë bërë që biznesi i pasurive të paluajtshme të bëhet i preferuar. Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se numri i subjekteve që merren me aktivitetin e pasurive të paluajtshme është dyfishuar vitet e fundit, duke iu afruar 800. Edhe gjatë periudhës së pandemisë, ambientet që po lirohen nga bizneset që po mbyllen, po kthehen në zyra të pasurive të paluajtshme.

Të dhënat zyrtare të INSTAT bëjnë të ditur se në tremujorin e dytë 2020, aktiviteti i pasurive të paluajtshme arriti një nivel historik të lartë, të paktën që nga fillimi i vitit 2008, kur raportohen të dhënat.

Sipas INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto me çmime korente, i papërshtatur sezonalisht, për aktivitetin e pasurive të paluajtshme ishte gati 26 miliardë lekë, ose rreth 210 milionë euro, me një rritje të ndjeshme nga tremujori i parë 2020 (shih grafikun e parë). Në fakt, të dhënat e INSTAT tregojnë se ky sektor ka shënuar një rritje të fortë që nga tremujori i parë i vitit 2018.

2.Shërbimet profesionale

Biznesi i mendjes po vlerësohet më shumë vitet e fundit. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2019, ky aktivitete rezultoi me një normë fitimi prej 23%, nga 15.3% vitin e mëparshme. Ndërkohë shumë profesione të lira kanë hapur subjekte dhe janë shkëputur nga punëdhënësit, për shkak të tatimit të lartë mbi pagat mbi 150 mijë lekë.

3.Letra dhe shtypshkrimet

Ndonëse letra duket e dalë jashtë mode për shkak të zhvillimit të teknologjisë dhe komunikimit online, sërish biznesi i letrës dhe shtypshkrimeve vijon të jetë fitimprurës. Sipas INSTAT, norma e fitimit të këtij aktiviteti ishte 18.9% në 2019-n, nga 12.8% një vit më parë.

4.Posta dhe magazinimi

Aktiviteti postar ka marrë një dimension të ri pas zhvillimit të tregtisë online. Sipas INSTAT, ai rezulton sektori i katërt më fitimprurës në vend, me një normë prej 17.6% në 2019-n, ndonëse në rënie, në raport me 20.6% vitin e mëparshëm.

Sektorë të tjerë

Listën e aktiviteteve fitimprurëse e vijojnë shërbimet e informacionet, me kthim 17.1%. akomodimi ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm të performancës, me kthim 20%, nga 2% vitin e mëparshëm, teksa 2019-a ishte viti më i mirë historik për turizmin, me mbi 6.2 milionë shtetas të huaj që hynë në vend. Shëndetësia është një tjetër aktivitet i mirë (13.7%), sidomos pas pandemisë.

Shërbimet ushqimore (baret e lokalet) fitojnë mesatarisht 11.3%. Biznesi i tregtisë, me pakicë, më i përhapuri në vend, ka një kthim mesatar prej rreth 10%.

Bizneset që fitojnë më pak

Agjencitë e udhëtimeve, që kryesisht marrin komisionet e biletave, kanë një fitim të ulët prej rreth 4.1%. Tregtia me shumicë ka një normë fitimi prej 4.1%, por ky aktivitet punon me marzhe të ulëta për shkak të volumeve të mëdha që qarkullon.

Vetëm dy sektorë ishin me humbje në 2019-n, ai i furnizimit me ujë (-0.2%), për shkak të situatës së rënduar të ujësjellësve dhe i inxhinierive të tjera përpunuese (-7.9%).

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Rama flet për programin ekonomik,rritet paga minimale dhe ulet tatim-fitmimi
Shtëpia e shkrimtarit drejt rrënimit,transformimi në muze një ”andërr”

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:30 Second
admin
On October 19, 2021

Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani” është shpalosur në Grand Canyon, në SHBA

Read Time:49 Second
admin
On March 6, 2021

NASA bën udhëtimin e parë me sond që nga mbërritja në Mars

Read Time:59 Second
admin
On October 19, 2021

Një monografi për Elias Lazarati

Read Time:48 Second
admin
On March 13, 2021

Rusia kërcënon Twitter-in,kufizime për platformën sociale

Read Time:1 Minute, 15 Second
admin
On January 10, 2022

E përdornin lokalin për vendosjen e basteve sportive, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Read Time:36 Second
admin
On March 15, 2021March 16, 2021

Pas mësueses në Gjirokastër edhe një i moshuar në Përmet kryen vetvrasje për shkak të depresionit

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia