Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Flet eksperti,Tirana e papërballueshme për njerzit e ndershëm
Read Time:1 Minute, 32 Second

Flet eksperti,Tirana e papërballueshme për njerzit e ndershëm

On March 1, 2021
admin
Share

Ndërtimi ishte i vetmi sektor, i cili jo vetëm nuk u prek nga kriza e pandemisë së koronavirusit por njohu rritje të fortë.

Për ekspertin Pano Soko një shqetësim mbetet burimi i financimit të këtij sektori.

“Dalim aty ku kemi dalë gjithmonë, te paraja e pisët, e cila duket se ka gjetur shtratin e saj prej puple.”

Sipas tij qarkullimi i parasë së pistë është një kambanë alarmi që bie prej kohësh.

“E gjithë industria e ndërtimit vazhdoi të funksionojë në mënyrë perfekte. Nuk pati fare vrima të krijuara aty dhe nuk pati fare mungesa financimi.”

Referuar të dhënave të INSTAT kryeqyteti ka miratuar më shumë se 1 milionë metër katrorë sipërfaqe për ndërtesa të reja por ndërkohë që ato shtohen çmimi vijon të rritet dhe të jetë i papërballueshëm për qytetarët.

“Tirana po kthehet e papërballueshme për njerëzit e ndershëm dhe normalisht kjo për hir të njerëzve të pandershëm. E papërballueshme për paratë e punës, sepse këtu janë futur paratë e pista.”

Soko thekson se sektori i ndërtimit është futur aktualisht në një flluskë e cila rrezikon të plasë duke u shoqëruar me tre rreziqe.

“E para deformon tregun, duke bërë që çmimet e shtëpive që sot janë artificialisht të larta, do bien dhe do bien në mënyrë drastike. Kjo do na afektojë bankat, se këto shtëpi kanë marrë kredi nga bankat. Kredia është marrë në terma të tillë që shtëpia është vlerësuar me 100 mijë euro. Por kur kjo shtëpi të shkojë 25 mijë euro nga 100 mijë euro, banka del zbuluar.”

Shqipëria konsiderohet vend problematik për sa i përket pastrimit të parave sidomos në sektorin e ndërtimit. Raporti i Moneyval për vitin 2019 e riktheu Shqipërinë në listën gri të vendeve me nivel të lartë të riskut.

Mungesa e mekanizmave parandalues, efektivitetit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional renditen ndër arsyet kryesore të përkeqësimit të situatës.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Sot mbledhje urgjente e Komitetit të Ekspertëve,ja çafrë pritet të vendoset
Një gram kokain për klientin shqiptar ”fundos” avokatin

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:21 Second
admin
On May 29, 2021

Rama: Puna për Ekoparkun e madh të Durrësit, drejt fundit

Read Time:1 Minute, 0 Second
admin
On January 31, 2022

Banoret e Piskoves serish ne proteste per landfillin/ Te pranishem Bejko dhe Salianji: Çeshtja do te shkoje ne SPAK

Read Time:54 Second
admin
On February 14, 2022

Gjirokaster/ Vodhi filialin e postes , arrestohet 29 vjecari

Read Time:17 Second
admin
On March 4, 2021

Albin Kurti viziton Gjirokastrën,homozhe te busti i Çerçiz Topullit

Read Time:31 Second
admin
On March 4, 2021

Surpriza në listat e PS,shefja e infektivit mund të kandidoj në qarkun e Tiranës

Read Time:31 Second
admin
On March 18, 2021

Shorti,ja renditja e partive në fletën e votimit

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia