Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ndërmjet Lotit 4 dhe Lotit 6 të rrugës Kardhiq-Delvinë ndodhet Tuneli i Skërficës me një gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m.
Sipas njoftimit puna në këtë segment po ecën, realizimi fizik ka arritur në 50%, kanë përfunduar punimet e gërmimit të portalit verior të tunelit (hyrje) dhe portalit jugor (dalje).
ARRSH bën me dije se përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore synon të shkurtoj me 3 orë kohë nga Tirana në Sarandë.