Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Rinis kontrolli teknik i automjeteve
Read Time:1 Minute, 4 Second

Rinis kontrolli teknik i automjeteve

On June 1, 2021
admin
Share

Ky shërbim ka kaluar në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, e cila bën të ditur se fillimisht në sitën e kontrollit teknik do kalojnë 150 mijë mjete të kategorive të përzgjedhura.

Të parë që do i nënshtrohen kontrollit janë kamionët, rimorkiot dhe mjetet në pronësi të institucioneve shtetërore të cilëve iu ka skaduar certifikata e mëparshme.

DPSHTRR njofton se gjatë Qershorit do vijohet me të gjitha mjetet e përdorura të regjistruara për herë të parë në Shqipëri nga data 1 Janar 2021 të cilat nuk janë pajisur ndonjëherë me Certifikatë të Kontrollit Teknik.

Kategori të tjera që kanë prioritet janë mjetet për transport mallrash të rrezikshme, mjetet rrugore për transportin e udhëtarëve ndërkombëtar dhe ndërqytetës, taksitë dhe autoshkollat.

Ndërsa autoveturat dhe motomjetet e reja me 0 km, nuk kolaudohen 3 vitet e para. Taksitë, autoshkollat, mjetet e transportit urban, ambulancat dhe mjetet e transportit të mallrave, kolaudohen 1 herë në vit.

Atyre që iu skadon tani certifikata e kontrollit teknik të mjeteve sipas DPSHTRR-së me ndryshimet e bëra, vlefshmëria e kontrollit të kryer vitin e shkuar, shtyhet edhe me një vit tjetër.

Për të shmangur pritjet në radhë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor rekomandon që qytetarët të plotësojnë formularët online për datën e shërbimit.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

29 bashki “Covid Free” prej dy javësh
Soreca flet shqip: Këtu është Europë

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:17 Second
admin
On November 9, 2021

Takim sensibilizues per mbrojtjen e Kalit te Qyqes

Read Time:2 Minute, 15 Second
admin
On June 3, 2021

Çdo vit më pak fëmijë më ‘1 Qershor’, u tkurrën me 2.4% në 2021

Read Time:20 Second
admin
On February 9, 2021

Operacioni “Tranziti” kap emigrantët e paligjshëm në Gjirokastër

Read Time:30 Second
admin
On November 19, 2021

Ndërron jetë mjeku dhe ish-ambasadori Shahin Kadare

Read Time:30 Second
admin
On October 19, 2021

Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani” është shpalosur në Grand Canyon, në SHBA

Read Time:16 Second
admin
On October 19, 2021

Gjirokaster/ I moshuari apelon per ndihme: Ekonomi s’kam, sherbime s’me ofrohen, me nxjerrin nga zyra

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia