Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • “Bllokoi integrimin e Shqipërisë”, Bullgaria-Ramës: Retorikën antibullgare, e ke kthyer në refren
Read Time:1 Minute, 27 Second

“Bllokoi integrimin e Shqipërisë”, Bullgaria-Ramës: Retorikën antibullgare, e ke kthyer në refren

On September 1, 2022
admin
Share

Bullgaria i është përgjigjur sërish gjuhës së përdorur nga kryeministri Edi Rama kundrejt saj. I ftuar në edicionin e 17-të Forumit të Bled në Slloveni, Rama u shpreh se Bullgaria e ka mbajtur të bllokuar për 8 vite integrimin e Shqipërisë.

Në një reagim të Ministrisë së Jashtme bullgare thuhet se retorika antibullgare e Ramës është kthyer në një refren të përhershëm të fjalimit të tij politik. Ministria bullgare ka hedhur poshtë pretendimet e Ramës duke e konsideruar të pahijshme sjelljen e kryeministrit.

Bullgaria paralajmëron se gjuhës së tij do t’i përgjigjet me parimet ndërkombëtare dhe evropiane.

“Në lidhje me deklaratat e reja, të paprovokuara, të njëpasnjëshme antibullgare të kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë Forumit të Bled më 29-30 gusht të këtij viti, bazuar në deklaratën e rreme se Bullgaria bllokoi fillimin e negociatave të Shqipërisë për 8 vjet për anëtarësimin në BE. MPJ i refuzon me vendosmëri sugjerimet e tij si të papranueshme dhe të pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për anëtarësim në BE.

Ministria e Jashtme ka shprehur tashmë qëndrimin e saj në lidhje me retorikën antibullgare të Edi Ramës, e cila është kthyer në një refren të përhershëm të fjalimit të tij politik. Tani ajo është e kombinuar me një fokus anti-evropian dhe një përpjekje për të poshtëruar mekanizmat e procesit evropian. Deklaratat zbulojnë keqkuptime rreth kuptimit politik të procesit të vendosjes së marrëdhënieve në rajon në binarët evropianë. Natyrisht, bëhet fjalë ose për mungesë të aftësive komunikuese evropiane ose për një nxitje të qëllimshme të ndjenjave anti-evropiane.

Bullgaria rezervon të drejtën të reagojë në mënyrën e duhur ndaj sjelljes së kryeministrit shqiptar, duke ndjekur parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Abuzimi me 11-vjeçaren në Kosovë, protestë në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. VIP-at që marrin pjesë
Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:31 Second
admin
On March 18, 2021

Shorti,ja renditja e partive në fletën e votimit

Read Time:2 Minute, 54 Second
admin
On February 22, 2021

34 raste të reja me Covid në Sarandë, 29 në Gjirokastër, 22 në Tepelenë, 14 në Përmet, 8 në Delvinë, 5 në Libohovë

Read Time:54 Second
admin
On October 25, 2021

Rritet punësimi dhe shpenzimet për personat pa arsim të lartë

Read Time:30 Second
admin
On October 19, 2021

Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani” është shpalosur në Grand Canyon, në SHBA

Read Time:25 Second
admin
On March 18, 2021

Agjencia Europiane e Barnave : AstraZeneca e sigurt

Read Time:1 Minute, 13 Second
Alpo Media
On March 16, 2026

Grate ne Shqiperi jetojne me gjate se burrat

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia