Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Bullgaria në listën e shteteve që pezullojnë nga përdorimi vaksinën e AstraZeneca
Read Time:1 Minute, 10 Second

Bullgaria në listën e shteteve që pezullojnë nga përdorimi vaksinën e AstraZeneca

On March 13, 2021
admin
Share

Bullgaria ka ndalur përkohësisht vaksinimin kundër koronavirusit, me vaksinat e kompanisë AstraZeneca, pas rritjes së shqetësimit për sigurinë e tyre.
Qeveria bullgare ka thënë më 12 shkurt se vaksinimi është pezulluar derisa Agjencia Evropiane e Ilaçeve të dërgojë një deklaratë të shkruar, që heq të gjitha dyshimet për siguri.
“Derisa të kemi një konfirmim të sigurt dhe të qartë në letër nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, që vaksina e kompanisë AstraZeneca mund apo nuk mund të jepet, ju (zyrtarët shëndetësorë) do ta ndalni vaksinimin”, është cituar të ketë thënë kryeministri bullgar Boyko Borisov.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë më 12 mars se është duke analizuar raportimet për probleme me koagulim të gjakut te disa persona në Bashkimin Evropian, të cilët janë vaksinuar me një dërgesë të vaksinave të AstraZenecas.
Vetë kompania AstraZeneca ka thënë më 11 mars se nuk ka gjetur të dhëna për rritje të ndërlikimeve pulmonare apo të trombozave në vena – bazuar në të dhënat që nga vaksinimi deri më tani.
Megjithatë, Danimarka, Norvegjia, Islanda, Italia dhe Rumania kanë shtyrë apo kufizuar vaksinimin me këto vaksina, pas raportimeve të izoluara të pacientëve që janë përballur me trashje gjaku.
Tajlanda ka vepruar njëjtë më 12 mars.
Australia, Meksika dhe Filipinet kanë thënë se do të vazhdojnë vaksinimin, pasi nuk kanë gjetur arsye për të vepruar ndryshe.
Kanadaja po ashtu ka thënë se nuk ka të dhëna se vaksina shkakton reaksione agresive.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet Bota

Post navigation

Llaç e tulla, ja ku shkojnë kursimet e shqiptarëve. Të parët në rajon
Të paktën 100 persona të tjerë arrestohen për sulmet ndaj Kapitolit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:1 Minute, 1 Second
admin
On June 1, 2021

Soreca flet shqip: Këtu është Europë

Read Time:15 Second
admin
On February 18, 2021

Tendri për rikualifikimin e hapsirave rreth Stadiumit Gjirokastra

Read Time:53 Second
admin
On December 13, 2021

Moti i keq, probleme me energjin elektrike ne disa zona te qarkut Gjirokaster

Read Time:46 Second
admin
On February 26, 2022

Gjirokastër/ “GREEN SEED 2 ” çon në pranga një 59 vjeçar

Read Time:36 Second
admin
On March 15, 2021March 16, 2021

Pas mësueses në Gjirokastër edhe një i moshuar në Përmet kryen vetvrasje për shkak të depresionit

Read Time:39 Second
admin
On September 1, 2022

Abuzimi me 11-vjeçaren në Kosovë, protestë në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. VIP-at që marrin pjesë

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia