Gjatë fjalës së tij, Di Maio shprehu mbështetje të madhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar se Bashkimi Evropian të mos e quajë veten të Bashkuar nëse Shqipëria është jashtë saj. Ai theksoi se BE duhet të bëjë një zgjedhje historike duke hedhur poshtë paragjykime dhe të fillojë me vrull zgjerimin. “Zbarkimi i anijes “Vlora” në portin e barit, janë episode që kanë vlerë simbolike për Shqipërinë. Është e rëndësishme për ata që kishin lindur në diktaturën e Hoxhës që të largoheshin. Populli shqiptar arriti të largohej në fund të vitit ’80, ishin të lodhur. Koha sot është më e drejtë kemi një shembull të një miqësie vëllazërore që Shqipëria dhe Italia kishin lidhur me njëri-tjetrin. Lidhja jonë që tashmë është e fortë e gjen mbështetjen edhe në aleancën Atlantike të përbashkët, nuk mund të mos quhemi të kënaqur, vetë Europa nuk mund ta quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria është jashtë saj. Italia do të vazhdojë të angazhohet derisa ky proces të realizohet sa më shpejt. Ky vendim duhet të gjëjë një zbatim dhe të gjithë duhet t’i hedhin poshtë paragjykimet e tyre. Evropa duhet të bëjë një zgjedhje historike, duhet të fillojë me vrull zgjerimin, jemi të bindur sot siç ishim edhe para 30 vitesh kur vendosëm t’i zgjasim dorën popullit shqiptar”, tha Di Maio.