Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • FMN: Shqipëria me varfërinë më të madhe në rajon, 1/3 e popullsisë jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë
Read Time:2 Minute, 41 Second

FMN: Shqipëria me varfërinë më të madhe në rajon, 1/3 e popullsisë jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë

On December 10, 2021
admin
Share

Pandemia dhe tërmeti rritën varfërinë në Shqipëri, ndërsa ajo vijon të jetë më e larta në rajon. Në Shqipëri, në vitin 2020, që përkon me kulmin e pandemisë së Covid-19, një e treta e popullsisë, apo 32.6%, konsiderohej e varfër, nga 31.8% vitin e mëparshëm. Në kontrast, mbrojta social për popullsinë është ndër më të ulëtat. Për vitin 2021 niveli i varfërisë pritet të ulet lehtë në 30.8%.

Shifrat janë bërë të ditura në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për ecurinë e vendit. “Shkalla e varfërisë në Shqipëri është një nga më të lartat në Ballkanin Perëndimor, ndërsa mbulimi i saj me mbrojtje sociale është ndër më të ulëtat”, thotë FMN.

FMN e vlerëson treguesin bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, kur të varfër quhen ata që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, të matur sipas standardit të barazisë së fuqisë blerëse (PPP).

Sipas FMN-së, varfëria në vend vlerësohet të jetë rritur me 0.8 pikë përqindje pas tërmetit dhe pandemisë, duke iu rikthyer përkeqësimit të pjesshëm, pas një periudhe përmirësimi që kishte nisur që nga viti 2014.

“Falë rimëkëmbjes së fortë ekonomike në 2021 dhe masave mbështetëse të qeverisë, Banka Botërore vlerëson një rënie të shkallës së varfërisë nën nivelet e para-pandemisë në vitin 2021. Duke pasur parasysh nivelin e lartë të informalitetit, përqindjet relativisht të ulëta të pjesëmarrjes në fuqinë punëtore dhe burimet e kufizuara të qeverisë, mbulimi i mbrojtjes sociale është ndër më të ulëtit në rajon”, thuhet në raportin e FMN-së.

Sipas të dhënave të tabelës, në vitin 2020, niveli i varfërisë në Kosovë u rrit në 23.4 në 2020-n (nga 20.9% në 2019-n). Në Maqedoninë e Veriut tregues arriti në 18% (nga 16.9%), ndërsa në Mal të Zi u rrit ndjeshëm nga 14.5% në 20%. Më e ulët varfëria është në Serbi, në nivelin e 17.4%, pothuajse e pandryshuar në raport me vitin para pandemik (17.3%).

Të dhënat për Bosnjë Hercegovinën nuk janë të përditësuara.

Mbështetja për mbrojtjen sociale më e ulëta në rajon

Në përgjigje të pandemisë, autoritetet zgjeruan me shpejtësi dhe përkohësisht programet ekzistuese të mbrojtjes sociale me rreth 1 për qind të PBB-së në 2020-2021. Por FMN thotë se ky zgjerim ishte ndër më të ulëtit në Ballkanin Perëndimor. Informaliteti i lartë dhe mbulimi i ulët i mbrojtjes sociale nënkuptojnë stabilizues të dobët automatikë, duke mos arritur të mbështesin gjerësisht popullatën e prekur. Qeveria prezantoi përfitime përkohësisht më të larta të ndihmës sociale, zgjati sigurimin e papunësisë dhe ofroi subvencione për pagat për punëtorët formalë, anëtarët e papaguar të bizneseve familjare dhe punëtorët në sektorin informal nëse ato formalizohen.

FMN rekomandon që rritja e mbulimit të programeve të mbrojtjes sociale do të kërkojë rritjen e të ardhurave tatimore dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore duke zgjeruar pjesëmarrjen e fuqinë punëtore dhe duke reduktuar informalitetin. Për më tepër, do të jetë e rëndësishme të përmirësohet kuadri i sistemit të mbrojtjes sociale, duke përfshirë një mbulim më të shënjestruar dhe më të lartë të mbrojtjes sociale për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, dhe duke reduktuar gabimet e përjashtimit dhe pasaktësitë e informacionit të përfituesve.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

5 mije leke shperblim per fundvit, te moshuarit ne Gjirokaster: Mjer ne per kete qeveri
Rruget ku therret qameti ne Gjirokaster, punimet per ujesjellesin shkaterrojne qytetin

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:2 Minute, 35 Second
admin
On March 4, 2021

Rrënie e lehtë në numrin e infektimeve, 903 të shëruar

Read Time:1 Minute, 10 Second
admin
On March 6, 2021

Homazhe pranë bustit të Stalinit në sheshin e kuq,rusët kujtojnë epokën sovjetike

Read Time:46 Second
admin
On March 3, 2021

100 mijë euro vjedhje në Omer Nishani, si mbronte ish-deputeti ”drejtorin hajdut”

Read Time:27 Second
admin
On October 25, 2021

Covid 19/ ISHSH Gjirokaster vendos 40 masa admnistrative

Read Time:12 Second
admin
On December 16, 2021

Greqia ashperson masat me Shqiperine nga 19 dhjetori

Read Time:30 Second
admin
On March 23, 2022

Liqeni i Fierzës drejt “pikës së vdekjes”, bie ndjeshëm niveli i ujit

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia